EN/AL

KUB pjesë e projektit “Avancimi i të Diplomuarve dhe zhvillimi i kapaciteteve universitare në Shqipëri”

Detajet

Kolegji Universitar i Biznesit është pjesë si Partner në Projektin GRADUA- Avancimi i të Diplomuarve dhe zhvillimi i kapaciteteve universitare në Shqipërihttps://www.graduaproject.com/

Projekti GRADUA, pjese e programit Erasmus + dhe e Koordinuar nga Universiteti Bujqesor i Tiranes, është krijimi i sinergjive konkrete midis Universitetit dhe tregut të punës nëpërmjet ofrimit të një instrumenti të unifikuar në dispozicion të të dy përfituesve për vlerësimin e të diplomuarve, performancave të sistemit arsimor dhe sigurimin e mjeteve novatore të rekrutimit. Nepermjet GRADUA-s synohet qe te krijohet nje model i perputhjes se kerkeses me oferten duke krijuar databazen e te diplomuarve nder univesitetet ne vend nepermjet: mbledhjes se te dhenave te te diplomuarve, forcimi i bashkepunimit midis dypalesh universtitet-biznes, pozicionim i pershtatshem i te diplomuarve ne tregun e punes. Zbatimi i projektit vjen si një platformë inovative IT, e cila do të ndjekë të diplomuarit dhe punësimin e tyre në mbështetje të hartimit të politikave dhe reformës së arsimit të larte. 

Kolegji Universitar i Biznesit eshte tashme pjese e kesaj Platforme duke implementuar te gjitha programet e tij te studimit ne te dy ciklet Bachelor dhe Master. 

Titulli i Projektit: Avancimi i të Diplomuarve dhe zhvillimi i kapaciteteve universitare në Shqipëri/GRADUA

Kohezgjatja: 3 vite (15/10/2017 – 15/10/2020)

Programi: Erasmus +, KA2 – Capacity Building in Higher Education (CBHE) 

Partneri kryesor: Universiteti Bujqësor i Tiranës

Partnerët:

Universiteti i Tiranës 
Universiteti i Arteve Tiranë 
Universiteti Politeknik i Tiranës 
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë 
Universiteti Europian i Tiranës 
Universiteti Polis 
Universiteti Katolik “Zonja e Këshillit të Mirë” 
Albanian University 

Universiteti Aleksander Moisiu Durres

Universiteti Fan S.Noli Korçe 

Universiteti Luigj Gurakuqi Shkoder 

Kolegji Universitar i Biznesit (UCB)

Kolegji Wisdom 
Alma Mater Studiorum Università di Bologna 
Università degli Studi di Siena 
University of Barcelona 
University Institute of Lisbon 
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë 
Consorzio Interuniversitario AlmaLaurea 
Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve 
Associated partners: United Nations Development Programme 

Facebook
Twitter
LinkedIn

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

Albanian      English

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.