Ky vit akademik e çeli siparin e leksioneve të hapura me një personazh shumë të dashur për studentët, stafin por dhe gjithë shqiptarët.
Gazetari i mirënjohur Marin Mema ishte i ftuar për një leksion të hapur me temë “Shqipëria, mundësitë e këtij vendi, historia, trashgëmia dhe e ardhmja”, i cili u ndoq me shumë interes nga studentët dhe stafi i KUB-it.
Ky takim u shoqërua me shumë pyetje nga ana e studentëve dhe stafit, foto dhe duartrokitjeve të vazhdueshme…
Faleminderit për kohën dhe energjinë pozitive që përcollët tek studentët Marin Mema
Jeni krenari kombëtare!