“Balkan Tour” ishte takimi I rradhës së partnereve nga vendet e Ballkanit Perëndimor të projektit Educatinal Capacity Strengthening for Risk Management of Non-native Aquatic Species in Ëestern Balkans – RISKMAN. Qëllimi i këtij takimi të përbashkët ishte ndarja e rezultateve të disa prej paketave të punës mbi trajnimet e realizuara ndaj peshkatarëve dhe studenteve specializuar në profilin e peshkimit që janë pjesë e kategorisë “I papunë”; përditesimin e procesit të implementimit të lëndevë të reja në kurrikulat e IAL-ve partnere te projektit; përforcimin e bashkëpunimeve ndërmjet partnerëve të konsorciumit mbi materialet e përgatitura që përcjellin rezultatet e arritura nga projektit deri më tani; gjithashtu një iniciativë e këtij projekti është edhe hapja e një profili të ri studimi si “menaxher I rriskut” në sektorin detar dhe të peshkimit; përgatitjet për takimin e rradhës së partnerëve në Selanik, Greqi si dhe përgatitjet për Konferencës përmbyllëse të projektit në Mugla, Turqi. Ky takim u konceptua në formën e një tour-i ndërmjet partnerëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe u organizua në tre vende pritëse: në Institutin e Biologjisë Detare në Kotorr, Mal I Zi, në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Shqipëri dhe në Institutin HidroBiologjik në Ohër, Maqedoni e Veriut.Kolegji Universitar I Biznesit u përfaqësua në këtë takim nga stafi I Zyrës së Kërkimit Shkencor dhe Projekteve si: Msc.Armila Llanaj, Msc. Marigland Pepmarku, Msc. Bledi Bezo KUB vijon të kontribuojë në zbatimin e strategjisë së ndërkombëtarizimit të tij dhe integrimin në partneritete me Institucione të Arsimit të Lartë Europiane, duke I dhënë mundësinë stafit të pajisen me një vlerë të shtuar në karrierën profesionale dhe studentëve të zgjerojnë dimensionet e arsimimit të tyre në mjedise ndërkombëtare.Për më shumë informacion klikoni në linkun e mëposhtëm: http://www.riskman.mu.edu.tr/