Konferenca Shkencore Kombëtare “Pushteti Gjyqësor dhe Integrimi Evropian i Shqipërisë”

Detajet

Ditën e djeshme, më 04.06.2015, në ambientet e Akademisë Profesionale të Biznesit u zhvillua konferenca kombëtare me temë
“Pushteti Gjyqësor dhe Integrimi Evropian i Shqipërisë”
Përfaqësues të panelit ishin personalitete të rëndësishëm të fushës së drejtësisë. Më konkretisht:

  1. Amarildo Laci(Gjyqtar në Gjykatën e Krimeve të Rënda)
  2. Gazmend Sulaj(Përfaqësues nga Gjykata e Krimeve të Rënda)
  3. Gentian Tërnova(Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda)
  4. Granit Shahu(Prokuror në Prokurorin e Rrethit Tiranë)
  5. Dr. Bledar Ilia(Moderator / Pedagog i Akademisë Profesionale të Biznesit)

11416184_1604909419764031_8462812070278940810_nGjatë konferencës u diskutua rreth problemeve që karakterizojnë sistemin tonë të drejtësisë, reforma në sistemin e drejtësisë, përshtatja e legjislacionit tonë me atë të gjykatave evropiane, shmangia e korrupsionit, etj.

Më konkretisht Gjyqtari Amarildo Laci vuri theksin rreth disa çështjeve të rëndësishme të tilla si: Reformimi i Sistemit të Drejtësisë dhe Sistemit Gjyqësor; Domosdoshmëria e rekrutimit të Gjyqtarëve me përvojë dhe jo në bazë të bindjeve politike; Problematika lidhur me mungesën e personelit dhe fluksi i çështjeve në shqyrtim; si dhe rëndësia e mbështetjes në praktikat e gjykatës së Strazburgut.

11392960_1604909573097349_7961041657049778522_nLidhur me problematikat dhe sfidat e organit të akuzës në Shqipëri, fjalën e mori Prokurori Gentian Tërnova, i cili theksoi një sërë çështjesh me rëndësi për mirëfunksionimin e organit të prokurorisë në të gjitha nivelet e saj të tilla si: Garantimi i procedurave penale; Profesionalizmi dhe shmangia e korrupsionit; Kohëzgjatja e proceseve gjyqësore; Mungesa e informimit; Stabiliteti i institucioneve; si dhe nevojën e hartimit të proceseve standarde.

Përveç temave të diskutimit, të shumtë ishin studentët e APB-së të cilët drejtuan disa pyetje për t’u njohur më mirë me institucionet, karakteristikat dhe problematikat e tyre. Aktiviteti u mbyll me një foto në ambientet e jashtme, tashmë kjo traditë e APB-së.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.