Search
Close this search box.

Konferenca Ndërkombëtare Shkencore organizuar nga departamenti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike, KUB

Detajet

✅ Departamenti “Marrëdhënie Ndërkombëtare” në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkencave Politike në Kolegjin Universitar të Biznesit, zhvilloi sot me sukses Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me temë “ Shqipëria 🇦🇱 në Marrëdhëniet Ndërkombëtare 1991-2023”.

🔹 Konferenca në bashkëpunim me institucione partnere të huaja dhe vendase, ofroi një mjedis të përbashkët të prezantimit të gjetjeve të kërkimit shkencor të punimeve të shumta shkencore të cilat reflektuan dinamikat kryesore të zhvillimeve deri në ditët e sotme në fushën ndërkombëtare, historisë, drejtësisë etj.

✔️ Punimet ishin të shumta dhe u ndanë në dy seanca plenare, ku pjesëmarrësit e huaj u bënë pjesë nëpërmjet platformës ZOOM dhe prezent ne ambientet e KUB ishin Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, Drejtori i Arkivit të Ministrisë së Mbrojtjes Prof. Asoc. Dr. Teki Kurti, etj

📚Kërkimi shkencor në KUB luan një rol thelbësor në zhvillimin akademik dhe jo vetëm. Ai është një prej indikatorëve kryesorë për të cilën shifrat dhe vlerësimet nga jashtë flasin vetë.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.