Konferenca Model NATO 2016

Detajet

Arditi, Ana, Eriola, Bernardeta dhe Rajomnda
ishin përfaqësuesit tanë dinjitozë në Konferencën 2-ditore Model Nato, e cila u mbajt në datat 2-3 dhjetor 2016.

15302316_10211460463457238_350534275_oQëllimi i Konferencës Model NATO  ishte:

  • Sigurimi i përvojës praktike mbi kulturën politike ndërkombëtare dhe strukturat e saj nëpërmjet moduleve të simulimit të cilat nxisin diplomaci, tolerancë analizë politike, negociata, zgjidhje konfliktesh, lidership dhe punë të suksesshme në grup;
  • Sigurimi i një mjedisi të favorshëm për komunikim, një forum idesh dhe ndarje informacioni dhe një theks mbi dialogun ndërkulturor dhe tolerancën; Përgatitja e një brezi të rinj qytetarësh të ndërgjegjshëm, duke i edukuar ata mbi procesin e benefitet e mendimit kritik, shprehjes së lirë, aftësitë e lidershipit dhe tolerancën ndaj mendimit të të tjerëve.

Në këtë konferencë morën pjesë përfaqësues të institucioneve diplomatike, ministrive, akademik, etj., ku vlen të përmendim  Z. Saimir Tahiri – Ministër i Punëve të Brendshme, Z. Ruan Roberts – Shefi i Marrëdhënies me Publikun në Ambasadën Amerikane, Z. Ruzhdi Kuçi – Rektor i Akademisë Ushtarake, Znj. Nora Malaj – Zv. Ministër i Arsimit dhe Sportit, Znj. Arjola Xoxa – Juriste, etj.

Akademia Profesionale e Biznesit falënderon BYLA  për mundësitë  dhe iniciativat që ndërmarrin duke ju ardhur në ndihmë studentëve tanë si dhe të rinjve shqiptarë në mbarë vendin.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.