Search
Close this search box.

Konferenca Mjedisore “Mbrojtja e Mjedisit dhe Sfidat e Menaxhimit: Përgjegjësia e Biznesit në Çështjet Mjedisore”

Detajet

Akademia Profesionale e Biznesit në bashkëpunim me Antea Cement (Titan Group), zhvilloi më datë 29 Prill 2016, konferencën me temë “Mbrojtja e Mjedisit dhe Sfidat e Menaxhimit: “Përgjegjësia e Biznesit në Çështjet Mjedisore”. IMG_6335Kjo konferencë adresoi praktikat bashkëkohore të menaxhimit mjedisor mes një paneli të specializuar folësish të fushës së menaxhimit mjedisor, si  Znj. Stela Pepa, Menaxhere e Mjedisit pranë kompanisë Antea Cement, Znj. Flora Myftari, Menaxhere e Mjedisit pranë kompanisë Coca-Cola, si dhe Znj. Vilma Kola, Specialiste pranë Agjencisë së Monitorimit të Mjedisit GR Albania.
Seksioni i parë i konferencës informoi auditorin mbi problematikën mjedisore në vendin tonë si dhe ofroi shembuj konkret të praktikave më të mira të menaxhimit mjedisor të aplikuara nga kompanitë leader në fushat e prodhimit industrial që operojnë në Shqipëri. IMG_6357Ekspertët e fushës i ofruan auditorit mundësinë të njiheshin më nga afër me metodat dhe mekanizmat e aplikuara në monitorimin e burimeve natyrore si ajri, uji dhe toka.

Seksioni i dytë i konferencës preku çështjet e legjislacionit vendas si dhe hapësirat që ai ofron për risi në menaxhimin e frytshëm mjedisor. Ekspertet e kompanive sollën shembuj konkret nga eksperienca e investimeve të kryera në kompanitë e tyre për të minimizuar impaktin e ndotjes dhe shfrytëzimit mbi ambientin duke e përmirësuar dhe e bërë atë më të qëndrueshëm.

 

Akademia Profesionale e Biznesit synon t’u ofroj studentëve dhe aktorëve të interesuar nga bota e akademisë dhe biznesit, një perspektivë të informuar mbi rëndësinë e mjedisit si faktor kyç i zhvillimit të qëndrueshëm duke mbështetur aktivitete të tilla në të ardhmen.

 

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.