Ishte kjo tema e Konferencës I Kombëtare Studentore e Akademisë Profesionale të Biznesit e cila solli së bashku mbi 30 të rinj nga universitete të ndryshme publike dhe private nga Shqipëria dhe Kosova si: Universiteti “Haxhi Zeka”, Kosovë, Universiteti i Tiranës, Universiteti Bujqësor i Tiranës, etj. Siparin e kësaj konference e çeli Rektori i Akademisë Profesionale të Biznesit Prof. Dr. Irakli Koçollari, i cili u uroi mirëseardhjen studentëve dhe përgëzoi për këtë iniciativë në fushën e kërkimit. Pjesë e panelit ishin edhe Dr(c) Xhensila Pine dhe Dr(c) Enis Fita, të cilët përshëndetën dhe ndoqën me shumë vëmendje prezantimet e studentëve.
Axhenda e konferencës vazhdoi me prezantimet e para dhe më pas studentët patën mundësin e njohjes dhe diskutimit në coffee brake-un e ofruar nga organizatorët. Më pas konferenca vazhdoi sipas axhendës së parashikuar, ku u prezantuan edhe shumë punime të tjera interesante, shoqëruar këto edhe nga shumë pyetje e diskutime. Kjo konferencë e suksesshme u mbyll me shpërndarjen e certifikatave nga Dekani i Fakultetit të Drejtësisë Prof. As. Dr. Simon Gega, moment ky i shoqëruar nga shumë buzëqeshje, duartrokitje si dhe fotografi.
Akademia Profesionale e Biznesit falënderon Qeverinë Studentore për këtë organizim si dhe shpreh mbështetjen e saj të plotë për aktivitete dhe nisma të tilla në vazhdimësi.
APB, your partner to success 😉