[vc_row][vc_column][vc_column_text]
“REFORMS IN ECONOMY AND JUSTICE
CONDITIONS AND CHALLENGE FOR ALBANIA’S EUROPEAN PERSPECTIVE”
Tiranë, 22 Prill 2016
Ditën e premte, datë 22 prill 2016, Akademia Profesionale e Biznesit zhvilloi Konferencën e IV Ndërkombëtare Shkencore “REFORMS IN ECONOMY AND JUSTICE , CONDITIONS AND CHALLENGE FOR ALBANIA’s EUROPEAN PERSPECTIVE”. Objektivi kryesor i konferencës ishte jo vetëm krijimi dhe sigurimi i një qasje akademike dhe profesionale por dhe nxitja e diskutimit mbi zhvillimet më të rëndësishme të sotme me fokus në ekonomi dhe drejtësi mbi interesat, synimet, programet, objektivat politike dhe ato qeverisëse që ka vendi ynë me synim aderimin me të drejta të plota në Bashkimin Evropian.
Në këtë konferencë na nderuan me pjesëmarrjen e tyre të ftuar të shumtë special, duke filluar nga Zv. Ministri i Arsimit dhe Sportit Z. Redi SHTINO, partnerët tanë akademikë nga Britania e Madhe MA (hons) Andy Zdan-Michajlowicz dhe Mr. Quentin Crowe, përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, nga Titan Antea Cement, përfaqësues të lartë dhe pedagogë nga universitete në vend, përfaqësues nga ambasadat e akredituara në Tiranë, si dhe nga institucione dhe ente të administratës publike dhe private.
Në seancën Plenare të konferencës e cila u mbajt në mjediset e Akademisë Profesionale të Biznesit, përshëndetën çeljen e punimeve me radhë: Prof.As. Dr. Ylber Bezo President i APB; Prof. Dr. Irakli Kocollari Rektor i APB; Z. Redi Shtino Zv.ministër i Arsimit dhe Sportit; Znj. Flutura Xhabija, Presidente e Shoqatës së Grave Sipërmarrëse në Shqipëri. Në këtë seancë u mbajtën disa referate: Prof. Dr. Irakli Koçollari – “Byroja kombëtare e hetimit – Një strukturë e paqartë përballë korrupsionit qartësisht veprues”; Prof. Quentin Crow – “The importance of marketing in a global economy” dhe Prof. Andy Zdan-Michajlowicz – “Some theoretical and practical aspects on branding and brand management” etj.
Më pas, pranë ambienteve të Akademisë vijuan punimet e konferencës në dy seksionet, përkatësisht të Fakultetit të Ekonomisë dhe të Drejtësisë ku referimet e shumta nga profesorë të huaj dhe vendas, vunë theksin në rëndësinë e përvojave, modeleve si dhe propozimeve të paraqitura lidhur me reformat në ekonomi dhe drejtësi, në kuadër të proceseve integruese të vendit tonë në BE.
Gjithçka përfundoi në lartësinë dhe standardin më të lartë të mundshëm falë punës dhe përkushtimit të stafit akademik të Akademisë që nga nivelet drejtuese, akademikëve, qeverisë studentore si dhe studentëve tanë, e deri te stafi mbështetës për punën e palodhur dhe shumë të çmuar që dhanë për këtë event mjaft të rëndësishëm për Akademinë Profesionale të Biznesit.[/vc_column_text][vc_gallery interval=”3″ images=”9031″ img_size=”800×550″][/vc_column][/vc_row]