Search
Close this search box.

KONFERENCA E 3të NDERKOMBETARE SHKENCORE “SUSTAINABLE DEVELOPMENT AND LIFE QUALITY IMPROVEMENT IN ALBANIA, TOWARD EU INTEGRATION PROCESS”

Detajet

Ditën e shtunë, datë 25 prill 2015, Akademia Profesionale e Biznesit zhvilloi Konferencën e 3-të Ndërkombëtare Shkencore “Sustainable Development and Life Quality Improvement in Albania, toward EU Integration process”. 11169478_1617649018479560_4310708028848830080_nObjektivi kryesor i konferencës ishte jo vetëm krijimi dhe sigurimi i një qasje akademike dhe profesionale por dhe nxitja e diskutimit mbi zhvillimet më të rëndësishme të sotme me fokus në ekonomi dhe drejtësi  mbi zhvillimin e qëndrueshëm  dhe përmirësimin e cilësisë së jetës, si dhe të krijimit të një rrjeti të qëndrueshëm komunikimi ndërmjet akademikëve, profesionistëve dhe sipërmarrjes.

Në këtë konferencë na nderuan me pjesëmarrjen e tyre të ftuar të shumtë special, duke filluar nga Zv. Ministria e Arsimit dhe Sportit Zj. Nora MALAJ, partnerët tanë akademikë nga Britania e Madhe MA (hons). Andy Zdan-Michajlowicz, nga Universiteti i Sofies – Bullgari Prof. Phd. Svetoslav Zanev, nga Universiteti i Sienes – Itali Prof. Dr. Andrea Ragusa, nga Universiteti i Bolonjës – Itali Dr-ssa Manuela Malucelli, nga 11156361_1617649038479558_8903877259591578038_nUniversiteti i Kievit – Ukrainë Prof.PhD Nataliia Kalashnyk, përfaqësues nga Business Albania, përfaqësues nga Titan group, përfaqësues të lartë dhe pedagogë nga universitete në vend, përfaqësues nga ambasadat e akredituara në Tiranë, si dhe nga institucione dhe ente të administratës publike dhe private.

Në seancën plenare të konferencës e cila u mbajt në Muzeun Historik (Salla Unesco), përshëndetën çeljen e punimeve me radhë:

  • Fjala e mirëseardhjes dhe e përshëndetjes – Dr. Ylber Bezo Rektor i APB
  • Fjala përshëndetëse e Zj. Nora Malaj – Zv. ministër i Arsimit dhe Sportit
  • Dr. Andrea Ragusa – U. Siena, Itali
  • Dr. Svetoslav Zanev – U.Sofias, Bullgari
  • MA(hons)Andy Zdan-Michajlowicz – CEO Chroland Association, Ltd,UK
  • Un.Dr.Nataliia Kalashnyk – U. Kievit, Ukrainë
  • Koli Sinjari – Business Albania
  • Stela Pepa – Menaxhere, Titan, Antea Cement

1530302_1617649898479472_8100365721415523522_nNë seancën plenare u mbajtën dy referate nga profesorët e huaj të ftuar në konferencë:

  1. Dr. Andrea Raguza:“Un nuovo volo per le aquile: il patrimonio culturale d’Albania tra costruzione identitaria ed oportunita economica (A new flight to the eagles: the cultural heritage of Albania between identity construction and economic oportunity)”
  2. MA(hons)Andy Zdan-Michajlowicz:“Cilësia e shërbimeve – faktor i rëndesishëm për zhvillimin ekonomik. (Services quality – Important Factors for Economic Developement)”

Më tej në pjesën e tretë dhe përmbyllëse të kësaj seance plenare u zhvillua dhe një moment ku ndamë emocionalisht me të gjithë disa çaste festivesh dhe aktivitetesh promovuese të jetës studentore të APB, tilla si: Vlerësimin me një certifikatë mirënjohje studentëve të Fakultetit të Drejtësisë, të cilët u renditën në vendin e 2-të në konkursin universitar kombëtar mbi të Drejtën e Autorit, në kudër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale; Promovim i librit “Manuali i Mjekësisë Ligjore” i autorit Prof.dr. Bardhyl Çipi, një bashkëpunëtor i hershëm i rrugëtimit akademik të APB; Vlerësimi dhe mirënjohja për studentët tanë F. Krypi dhe O. Shehu, për meritat e veçanta si aktivistë dhe organizues projektesh rinore brenda dhe jashtë vendit dhe për talentin e tyre të spikatur letrar si botues të rinj në gjininë roman dhe poezi; Vlerësimi me certifikatë mirënjohjeje skuadrës përfaqësuese të APB-së e cila arriti deri në gjysmëfinalen e Ligës Universitare të Futbollit të Sallës si dhe dhënia e kupës nga organizatorët e këtij eventi për lojtarin më të mirë të kampionatit, kapitenit tonë K.Shehu.

Më pas, pranë ambienteve të Akademisë vijuan punimet e konferencës në dy seksionet, përkatësisht të Fakultetit të Ekonomisë dhe të Drejtësisë. Në këto seksione referimet e shumta nga profesorë të huaj dhe vendas, vunë theksin në rëndësisë e përvojave në diskutim, modeleve të pohimit si dhe propozimeve të paraqitura lidhur me  zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e cilësisë së jetës përmes proceseve integruese të vendeve të Ballkanit në BE.

Gjithçka përfundoi në lartësinë dhe në standardin më të lartë të mundshëm. Një Bravo dhe një falënderim i madh i shkon stafit akademik të Akademisë që nga nivelet drejtuese, akademikëve, kryetarin e qeverisë studentore si dhe studentëve tanë, e deri te stafi mbështetës për punën e palodhur dhe shumë të çmuar që dhanë për këtë event mjaft të rëndësishëm për Institucionin tonë!

 

 

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.