KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT ZHVILLOI TAKIMIN ME ALBANIAN SKILLS PËR BASHKËPUNIMIN E PROJEKTIT JOB SHADOWING

Detajet

✅ Kolegji Universitar i Biznesit në kuadër të zhvillimit të Strategjisë së Ndërkombëtarizimit Institucional dhe bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e tij, pati kënaqësinë e mirëpritjes ☺️ në një takim të veçantë pune Drejtoren Ekzekutive të Albanian Skills znj. Ana Zacharian si dhe dy mësues të shkollës Zespół Szkół Artystyczno-Projektowych në Tarnowskie Góry, Poloni 🇵🇱https://zsart.edu.pl/historia/

📌 Albanian Skills zgjodhi Kolegjin Universitar të Biznesit me Programet e Studimeve të Larta Profesionale 2-vjeçare për të bashkëpunuar mbi projektin e Job Shadowing të mësueseve nga Polonia.

🔹 Në këtë takim u diskutua mbi shkëmbimin e eksperiencave dhe njohurive mbi sistemet arsimore përkatëse të të dy vendeve, mbi praktikat profesionale, bashkëpunimet me biznesin dhe të tjera.

▶️ Partnerët tanë zhvilluan një vizitë në të gjithë ambjentet e KUB-it veçanerisht në 3 laboratorët e Informatikës, në laboratorin e programeve Elektrike dhe laboratorin e programeve të Mekanikes

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.