📢 Kolegji Universitar i Biznesit pjesë e aktivitetit “Nga Mundësia tek Karriera: Portali Unik i Punësimit”
Sot, në ambientet e Innovation Hub, pranë Piramidës së Tiranës, Kolegji Universitar i Biznesit mori pjesë në prezantimin e Portalit Unik të Punësimit, një iniciativë e rëndësishme që synon të lehtësojë aksesin e studentëve, qytetarëve dhe profesionistëve në mundësitë e punësimit në administratën publike.
Fjalia e mirëseardhjes dhe prezantimi i platformës u mbajt nga Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Z. Edi Rama, Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit Znj. Delina Ibrahimaj dhe Ministër Shteti për Administratën
Publike dhe Antikorrupsionin, Znj. Adea Pirdeni.
Ky portal përfaqëson një hap konkret drejt transparencës, efikasitetit dhe modernizimit të proceseve të rekrutimit, duke krijuar një platformë të vetme dhe të aksesueshme për të gjithë.
Pjesëmarrja jonë në këtë aktivitet riafirmon angazhimin tonë për të mbështetur zhvillimin profesional të studentëve dhe për të qenë pjesë aktive e nismave që lidhin arsimin me tregun e punës.