🏆Kolegji Universitar i Biznesit shpallet fitues i çmimit “Awards Business Trend 2024’ si i vetmi institucion i arsimit të lartë gjatë vitit 2024 me performancë të lartë në fushën e edukimit nga Revista Prestigjoze Ndërkombëtare Trend e cila do bëjë të mundur shpërndarjen e saj në shumë vende të Botës.
😍Në mbrëmjen GALA të shpërndarjes së çmimeve morën pjesë rektori i Kolegjit Universitar të Biznesit, Prof. Dr. Ylber BEZO si dhe Dr. Ardi BEZO, Zv.Rektor i KUB, Prof. Asoc. Dr. Shpëtim CAMI, Sekretar i Përgjithshëm i KUB.
☺️Ky çmim për Kolegjin Universitar të Biznesit në këtë fundvit është një aset i çmuar për të gjithë ne dhe me një peshë të jashtëzakonshme për punën e palodhur në më shumë se një dekadë aktivitet mes dhjetra vlerësimesh dhe trofesh të zotëruara.
🙏 Ky trofe dhe vlerësim shkon për të gjithë studentët e KUB që kanë ëndërruar një të ardhme të ndritur, për një të nesërme në profesion, që na kanë besuar dhe së bashku me ta IA KEMI DALË.
Ky vlerësim shkon për të gjithë dedikimin dhe përkushtimin e stafit akademik si dhe angazhimin e palodhur të stafit administrativ.
KUB beson se nëse të gjithë do e duam edukimin, kemi për T’IA DALË GJITHMONË!