🔹 Përfaqësues të Kolegjit Universitar të Biznesit morën pjesë në një tryezë të rrumbullakët të zhvilluar pranë ambienteve të Bashkisë Kurbin, Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar, në bashkëpunim edhe me gjimnazet e Kurbinit dhe Zyrën e Punës, me fokus këshillimin e karrierës, studimet e larta dhe tregun e punës.
✔️ Gjatë takimit u diskutua mbi orientimin profesional të maturantëve, programet e studimit në arsimin e lartë, si dhe mbi sfidat dhe kërkesat reale të tregut të punës. Kolegji Universitar i Biznesit theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për të mbështetur të rinjtë në marrjen e vendimeve të informuara për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale.
🙏Falënderojmë Zyrën Vendore të Arsimit Parauniversitar Kurbin, përfaqësues nga bashkia, përfaqësues nga Zyra e Punës dhe të gjithë pjesëmarrësit për organizimin dhe angazhimin në këtë nismë të rëndësishme.
Suksese maturantëve në rrugëtimin e tyre drejt suksesit! 🤝🎓