Jemi finalistë!!!
Ndeshja e sotme ishte sfida e gjysmëfinales së Kampionatit Universitar të Futbollit (Kalçetos) të organizuar nga Universiteti i New York Tirana.
Përgjatë periudhës 2 mujore të këtij kampionati, skuadra jonë përfaqësuese ka zhvilluar një sërë takimesh dinjitoze duke arritur 5 fitore në 5 takime dhe duke qenë kështu finalistja e parë e këtij turneu.
Sfidat e këtij turneu ishin si mëposhtë:
Faza në grupe: APB vs UMB 12-6
Faza në grupe: APB vs Fakulteti i Infermierisë 3-0 (FT)
Faza në grupe: APB vs Fakulteti i Drejtësisë 3-0 (FT)
Çerekfinalja: APB vs Universiteti Luarasi 6-2
Gjysmëfinalja: APB vs UMB 8-5
Një falënderim i përzemërt për çunat e përfaqësueses tonë si dhe stafin organizativ, të cilët në këto sfida dhanë gjithçka duke na dhuruar spektakël, emocion dhe mbi të gjitha treguan vlera të larta sportive dhe qytetarie.
Duke uruar edhe njëherë përfaqësuesen për sukseset e arritura, ftojmë të gjithë studentët që të na bashkohen për ndeshjen finale, e cila do të mbahet ditën e shtunë dt. 4 shkurt 2017, ora 11:00 në mjediset e Universitetit të New York-ut.
Suksese! J