Në kuadër të Javës së Orientimit, sot në ambientet e Kolegjit Universitar të Biznesit u zhvillua një takim informues me studentët, ku në fokus ishte njohja më nga afër me institucionin dhe struktura organizative e Fakulteteve në KUB.
Takimi u zhvillua nën drejtimin e Prof. Asoc. Dr. Enis Fita, Dekan i Fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, i cili prezantoi për studentët misionin e KUB, strukturën akademike të fakulteteve, organizimin e lëndëve dhe procesin mësimor në tërësi.
Studentët patën mundësinë të informohen mbi detaje të rëndësishme që lidhen me rrugëtimin e tyre universitar, mbështetjen që ofrohet gjatë studimeve dhe rolin aktiv që pritet prej tyre në këtë fazë të rëndësishme të formimit profesional.
Ky takim ishte një hap i parë i rëndësishëm drejt krijimit të një lidhjeje të fortë midis studentëve dhe institucionit, duke vendosur themelin për një eksperiencë të suksesshme akademike.