Java e orientimit në KUB. Njohja e studentëve me projektin Erasmus +

Detajet

Sot, në kuadër të Javës së Orientimit në Kolegjin Universitar të Biznesit, u zhvillua një takim informues me studentët, ku në fokus ishin mundësitë që ofron programi Erasmus+ dhe përvoja e jashtëzakonshme që kjo nismë evropiane i sjell çdo studenti.

 Studentët u njohën me mënyrat e aplikimit, përfitimet nga shkëmbimet akademike në universitetet partnere në Europë, përvojat ndërkulturore dhe zhvillimin personal dhe profesional që vjen nga pjesëmarrja në këtë program.

 Ky takim shërbeu si një udhërrëfyes i rëndësishëm për studentët e rinj që sapo kanë nisur rrugëtimin e tyre akademik, duke i orientuar drejt mundësive më të mira që ofron universiteti dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.