Sot edhe më të lumtur se një vit më parë…
Me auditoret plot e përplot që në startim kuptuam që Kolegji Universitar i Biznesit ka krijuar tek manturantët besimin e plotë se ne jemi vendi i duhur që orienton ata drejt së ardhmes, drejt punësimit
Në këtë fillim viti të ri akademik me fytyra studentësh të gëzuar kuptuam që emri i Kolegjit Universitar të Biznesit, me trupën akademike, me mundësitë e jashtëzakonshme dhe me facilitetet e domosdoshme ka shkuar në veshët e atyre që duan të dëgjojnë dhe sytë e atyre që duan të shohin të ardhme të ndritur nesër.
Kolegji Universitar i Biznesit është dritarja e vetme për të parë për nesër dhe për të projektuar të pasnesërmen!
Dritarja e juaj që na besuar dhe tashmë jeni nën logon KUB por edhe e gjithë maturantëve të tjerë që sot nuk kanë zgjedhur ende edukimin për nesër.
Ju ftojmë t’i bashkoheni gjithë këtyre vajzave e djemve të lumtur që bashkarisht ta bëjmë rrugëtimin në auditor dhe jashtë saj të paharrueshëm!
KUB i uron suksese të gjithë studentëve dhe stafit akademik në këtë vit të ri akademik 2025-2026!
Zgjedhja juaj, padyshim një zgjedhje e zgjuar!