Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara në projekt,në Bashkinë Berat u zhvillua Workshopi me temë: “Të kuptojmë treguesit: Nga përzgjedhja e të dhënave te integrimi në bazën e të dhënave – Teoria, praktika dhe backend-i PostgreSQL/PostGIS”, në kuadër të projektit “Inovacioni Digjital për Valorizimin e Ambientit dhe Trashëgimisë Kulturore Lokale – IDVA”.
Turizëm me të dhëna, kulturë me transparencë; një qasje e re për promovimin e Beratit.
Në një epokë ku informacioni është burim zhvillimi, Bashkia Berat ne Bashkëpunim me Kolegjin Universitar te Biznesit po ndërton një “model të ri” për mënyrën se si menaxhohen dhe promovohen vlerat e qytetit.
Projekti IDVA sjell bashkë teknologjinë, trashëgiminë dhe bashkëpunimin institucional për të krijuar një infrastrukturë të re të dhënash – një gjuhë të përbashkët midis administratës, studiuesve dhe komunitetit.
Ky workshop shënon një hap konkret drejt dixhitalizimit të atraksioneve turistike, pasurive kulturore dhe të dhënave territoriale, duke i integruar ato në sistemin PostgreSQL/PostGIS për menaxhim më të zgjuar dhe transparencë më të lartë.
Në këtë mënyrë, turizmi bëhet i udhëhequr nga të dhënat, kultura më e aksesueshme, dhe qyteti më i hapur ndaj inovacionit.