EN/AL

Fundjavë në natyrë

Detajet

Për të disatën herë radhazi studentët e pasionuar pas natyrës patën
mundësinë që këtë fundjavë të vizitonin “Shpellën e Pëllumbasit”. Shpella e Pëllumbasit e njohur edhe si Shpella e Zezë është një vend arkeologjik në Shqipëri afër fshatit Pëllumbas.
Në këtë vend gjurmim llogaritet të kenë jetuar paraardhësit që në periudhën e hershme diku rreth 10.000 vjet më parë. 14947629_1677673979209651_1559775847246479928_nMe studimet arkeologjike është vërtetuar se në këtë kohë është përdorur teknika e krijimit të zjarrit si dhe të veglave të para primitive dhe të atyre më të zhvilluara.
Kjo shpellë hynë ndër gjashtë shpellat karstike të njohura për ekzistencën e tyre në Evropë. Shpella ndodhet 350 metra mbi nivelin e detit dhe formon një tunel diku 70-80 metra të gjatë.
Për herë të parë kjo shpellë është vizituar në vitin 1995 nga specialistë të Shoqatës Didaktike Shkencore Speleologjike Shqiptare.
Kanioni i Erzenit është një ndër shumë bukuritë natyrore që ka vendi jonë, i vendosur mes 2 malesh me një lartësi mesatare 270 mbi nivelin e detit , dhe një pjesë e tij ndodhet poshtë Shpellës së 14910557_1677672929209756_9040919254147079880_nPëllumbasit me një gjatësi gati 2.5 km që ne do e përshkojmë gjatë kthimit.

 

Ky udhëtim u mundësua falë bashkëpunimit që Qeveria Studentore ka me aktor të ndryshëm të shoqërisë, ç’ka sjell dhe evenimente mjaft interesante dhe me kosto simbolike për studentët.

Facebook
Twitter
LinkedIn

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.