Në mbrëmjen Gala të 10 vjetorit të Kolegjit Universitar të Biznesit, përveç mesazheve dhe urimeve të drejtuesve të KUB, stafit akademik, bashkëpunëtorë e partnerët të KUB, studentëve në vite, një përshëndetje e jashtëzakonshme erdhi dhe nga PARLAMENTI EUROPIAN nga Euro-Deputetja e parë me origjinë shqiptate Zj. Arba Kokalari.
Sipas saj ‘Arsimi është fuqi’ dhe investimi që po bën Shqipëria dhe veçanërisht Kolegji Universitar i Biznesit me projektet Erasmus+ është mjaft e rëndësishme drejt ndërkombëtarizimit të institucioneve të arsimit të lartë. Studentët e dalë nga dyertë e Kolegjit Universitar të Biznesit janë të përgatitur për të na përfaqësuar në Europë, ka thënë Znj. Kokalari. E lumtur dhe e emocionuar që fjala e saj përshëndetëse ishte në drejtim të Kolegjit, presidentit Profesor Ylber Bezo, themeluesve, Drejtuesve dhe stafit akademik për punën e palodhur për një arsim cilësor per brezat e studentëve që kanë përfunduar studimet dhe për ata që do të vijnë.