EN/AL

Europe Day 2018

Detajet

Në kuadër të javës së Europës, Kolegji Universitar i Biznesit pati kënaqësinë të mirëpresë në mjediset e tij Z. Etjen Xhafaj, Zv/Ministër në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme.
“Diplomacia Ekonomike, si pjese e zhvillimit ekonomik te vendit”, ishte kjo tema e leksionit të hapur nga Z. Xhafaj, i cili theksoi rolin e Diplomacisë Ekonomike si faktor i rëndësishëm për zhvillimin dhe promovimin e vendit.
Z. Xhafaj u ndal më konkretisht në prakticitetin shqiptar, ku vlen të theksohet se ka filluar një kapitull i ri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe afatgjatë ekonomik. Element shumë i rëndësishëm gjithashtu ne realitetin e ri të politikës së jashtme shqiptare, është roli kyç në rajon dhe dëshira e madhe për t’iu bashkuar familjes së madhe evropiane.
Qëllimi dhe roli i saj kësaj diplomacie është promovimi i interesave ekonomike të vendit, tërheqja e investimeve të huaja, promovimi i vendit si destinacion turistik dhe promovimi produkteve dhe të shërbimeve “Made in Albania.”

Në përfundim të takimit pati dhe pyetje dhe diskutime nga ana e studentëve dhe stafit të KUB.

Kolegji Universitar i Biznesit falënderon Z. Xhafaj për kohën e dedikuar dhe leksionin interesant!

32170006_2127319687512488_5674194939580252160_n32187708_2127318570845933_5740711493230395392_n

Facebook
Twitter
LinkedIn

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.