📌 Në kuadër të programit Erasmus+, Kolegji Universitar i Biznesit mirëpriti studentin Boubakrene Laghdhaf nga Istanbul Ticaret University, Turqi 🇹🇷i cili do të ndjekë studimet për një semestër pranë institucionit tonë.
📚 Gjatë ditës së sotme, ai u prezantua me studentët e ciklit Bachelor në profilin Administrim Biznesi, duke krijuar një ambient bashkëpunues dhe një mundësi të vlefshme për shkëmbim kulturor dhe akademik.
🌐 Kjo eksperiencë forcon më tej dimensionin ndërkombëtar të KUB dhe u jep studentëve mundësinë të përfitojnë nga një eksperiencë unike ndërkulturore dhe profesionale.
Mes shumë mundësive, ai zgjodhi KUB për të pasur një përvojë të paharrueshme studentore.
🤝 I urojmë mirëseardhje Boubakrene Laghdhaf dhe një semestër të suksesshëm në KUB❕