Kolegji Universitar i Biznesit në bashkëpunim me Utenos Kolegija, Lituani pati kënaqësinë që pranë ambjenteve të tij të mirëpres staf nga ky universitet partner në kuadër të programit Ermasus +.
Në vijueshmëri të një bashkëpunimi afatgjatë dhe të suksesshëm, gjatë takimeve të realizuara me stafin akademik dhe stafin përfaqësues të Utenos Kolegija,
në KUB, u planifikua shtrirja më gjerë e bashkëpunimit tonë nëpërmjet Erasmus + Blended Mobility, Konferencave të përbashkëta si dhe publikimi i artikujve shkencorë në bashkëpunim me stafin tonë.
Në KUB ndërkombëtarizimi merr peshën kryesore duke qenë në harmoni me politikat aktuale si dhe zhvillimet në mënyrë të vijueshme në stadin europiane.
Once Erasmus, always Erasmus!
Bëni zgjedhje të zgjuara, siguroni të ardhmen tuaj me KUB!