Sot, në kuadër të Festivali i Shkencës 🧪📚 dhe në vazhdën e bashkëpunimit ndër vite 🤝, Kolegji Universitar i Biznesit 🏫 pati kënaqësinë të mirëpresë në ambientet e tij nxënësit e gjimnazit “Arbëria” Bulqizë 👩🎓👨🎓, të cilët prezantuan përpara stafit akademik dhe studentëve projektin e tyre fitues në konkurimin e 14 shkollave të mesme në Drejtorinë Rajonale të Arsimit Durrës 📊🏆.
Projekti “Eko Bulqiza-Smart HUB” 🌱♻️, i vlerësuar me çmime në fazat paraprake 🥇🥇🥇, dëshmoi nivel të lartë përgatitjeje, kreativiteti dhe angazhimi, duke reflektuar potencialin dhe seriozitetin e të rinjve në fushën e kërkimit shkencor 💡📈.
Në këtë aktivitet morën pjesë gjithashtu edhe mësuesit udhëheqës 👨🏫👩🏫, konkretisht mësuesi i Informatikës dhe ajo e Kimisë, si dhe drejtoresha e gjimnazit, të cilët kanë luajtur një rol kyç në realizimin dhe suksesin e këtij projekti 👏.
🎖️ Në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për përkushtimin e treguar, Kolegji Universitar i Biznesit akordoi çertifikata vlerësimi 📜 për të gjithë pjesëmarrësit e angazhuar, duke i inkurajuar ata në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional 🚀✨.
🔍 Vizita vijoi më tej me një tur njohës në ambientet e universitetit 🏫, ku nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me laboratorët modernë ⚙️, si dhe me Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike 💻, i vendosur në Godinën A, duke përjetuar nga afër jetën universitare dhe mundësitë që ofron institucioni.
👏🌟 Një aktivitet frymëzues, që forcon urat e bashkëpunimit mes arsimit parauniversitar dhe atij të lartë, si dhe motivon brezin e ri drejt ekselencës dhe inovacionit! 🌱🤝