DOKTORANTË TË MED.E.A. UNIVERSITY NGA MALTA KRYEJNË VIZITË STUDIMORE NË KUB

Detajet

🌍Në kuadër të programit të mobiliteteve Erasmus+, gjatë javës së kaluar, Kolegjin Universitar të Biznesit (KUB) e vizituan Ciro Settecasi, Melissa Rose Nagadya dhe Eugenio Maria Mastropaolo, doktorantë në Med.E.A. University, Maltë. 🇲🇹🎓

Gjatë vizitës së tyre, ata patën mundësi të takoheshin me përfaqësues të institucionit tonë, si edhe të prezantonin punën e tyre kërkimore pranë departamenteve përkatëse në KUB. 🗣️

🌐 Kolegji Universitar i Biznesit mbetet aktiv në procesin e ndërkombëtarizimit dhe vijon të zgjerojë rrjetin e bashkëpunëtorëve evropianë e më gjerë. Bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me kolegët tanë ndërkombëtarë përbën një garanci të mëtejshme për cilësinë akademike dhe zhvillimin e institucionit tonë🎯

#KUB #ErasmusPlus #Internationalization #AcademicExcellence #HigherEducation Research Collaboration

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.