👨🎓👨🎓Dy studentët e vitit të tretë Bachelor Redi Peqini dhe Insan Murati, triumfuan në Maratonën ‘Solidariteti për Ushqim’ duke u kurorëzuar respektivisht në🏅 vendin e parë dhe 🥈 vendin e dytë, zhvilluar ditën e sotme nga Federata Shqiptare e Sportit Universitar.
📍 Këtij aktiviteti iu bashkuan 500 pjesëmarrës të përkushtuar që treguan solidaritetin e tyre për një kauzë të rëndësishme. Ky event nuk promovoi vetëm aktivitetin fizik, por edhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e mbështetjes ndaj atyre që kanë nevojë në komunitetin tonë.
😍Gjithashtu pjesëmarrës në këtë maratonë ishin të pranishëm dhe figura të rëndësishme si Ambasadori Hollandez Z. Reinout Vos, Presidenti i FSHSU Z. Besnik Veliu dhe Drejtori Ekzekutiv i ‘Food Bank Albania’ Z. Luis Deliu.
SolidaritetiPerUshqim #SportiUniversitar #FSHSU #BashkePerNdryshimin”