Dita e Këshillimit të Karrierës

Detajet

Tashmë studentët tanë nuk marrin vetëm njohuri nga leksionet e përditshme për sa i përket tregut dhe mundësive të punësimit në Shqipëri. Por, përveç këshillimit të vazhdueshëm nga ana e stafit akademik, dje studentët e vitit të 3-të të FE-së patën mundësi të trajnoheshin dhe këshilloheshin edhe nga eksperti i Karrierës dhe Punësimit  Z. Erion Muça – Përfaqësues i Qendrës IRISOFT Albania. Gjatë këtij takimi Z. Muça i njohu studentët me mundësitë, taktikat dhe udhëzimet e nevojshme sesi të kryejnë një intervistë, kërkesë apo aplikim të suksesshëm për punë.

Duke falënderuar Z. Muça për kohën dhe këshillat e tij të vyera, ftojmë studentët të na bashkohen në takime të tilla këshilluese të cilat do të jenë të vazhdueshme në ditët në vijim.

dsc_0145dsc_0154

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.