Ministër i Ministrisë së Integrimit Evropian dhe Zj. Gentiana SULO, Zv. Ministër i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Në këtë leksion të hapur mbi Evropën, Zv.Ministrja e Integrimit Znj. Erisa Xhixho diskutoi me shumë interes mbi 5 prioritetet si dhe ecurinë e programeve të integrimit lidhur me rrugëtimin evropian të Shqipërisë drejt familjes evropiane. Ndërsa, Zv. Ministrja e Rinisë dhe Mirëqenies Sociale në diskutimin e saj u fokusua në rëndësinë dhe implementimin e politikave sociale evropiane në fushën sigurimeve, arsimit profesional , Erasmus plus, rinisë etj. Në fund të takimit studentët e Akademisë kishin përgatitur një skenar ku improvizuan në mënyrë mjaft origjinale dhe të sinqertë se çfarë është Evropa dhe si e perceptojnë ata të qenurit evropian nën moton “Të jesh evropian jo vetëm me zemër por dhe me mendje”.