#dhuro1libër

Detajet

Studentët tanë të talentuar dhe me ndjenjë të thellë humanizmi, në harkun kohor prej një muaji organizuan fushatën sensibilizuese për dhurimin e librave për pasurimin e bibliotekës së “Shkollës Dritas” në zonën e Zall-Herrit. Nën moton #dhuro1libër ata arritën të grumbullonin me qindra libra të ndryshëm të dhuruar nga studentët e KUB-it por dhe studentë nga universitete të tjera të cilët ju bashkuan nismës.
Ditën e hënë studentët dhuruan librat pranë shkollës si dhe organizuan këndin e librit ku diskutuan me nxënësit e talentuar të kësaj shkolle si dhe i këshilluan ata që e vetmja rrugë drejtë të ardhmes është rruga e dijes dhe vlerave!
Ky është aktiviteti i dytë që studentët tanë organizojnë në këtë shkollë, e cila njihet për infrastrukturën dhe kushtet e vështira që ka!

Një falenderim i veçantë për të gjithë studentët që u përfshinë në këtë nisëm duke ofruar sado pak kontribute për nxënësit e Shkollës Dritas.

Faleminderit për vlerat dhe humanizimin që transmetoni! Shoqëria jonë ka nevojë më tepër për të tilla nisma! 🙂

#kubcommunity #dashurathërret #kubstudents

27540815_2080625622181895_3337470229018672074_n27654741_2080625478848576_3999138898300181922_n

27544698_2080625738848550_1371553873827688127_n27657979_2080625242181933_761377737502784506_n

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.