Search
Close this search box.

Ceremonia me rastin e “DIPLOMIMIT” të studentëve në programet e studimit Bachelor dhe Master në Ekonomi dhe Drejtësi, dhe njëkohësisht me rastin e fillimit të mbarë të vitit të ri akademik 2015-2016.

Detajet

 

Ditën e shtunë datë 14 Nëntor 2015, në mjediset e Akademisë Profesionale të Biznesit u zhvillua Ceremonia e Diplomimit të studentëve të cilët përfunduan me sukses studimet ne programet Bachelor dhe Master në Ekonomi dhe Drejtësi, dhe njëkohësisht me rastin e fillimit të mbarë të vitit të ri akademik 2015-2016. Ky event festiv u shndërrua në një datë të paharrueshme për të gjithë studentët të cilët kurorëzuan finalizimin e një cikli të rëndësishëm të jetës studentore por dhe për drejtuesit dhe 12239506_1690007071243754_6462358245423717972_nstafin e APB që shohin në gëzimin e studentëve frytet e një pune plot përkushtim duke besuar se çdo student i APB ka qenë, është dhe do të mbetet ngaherë një investim i rëndësishëm në ndërtimin e një shoqërie më të mirë.

Në mjediset e kampusit të Akademisë Profesionale së Biznesit u organizua Ceremonia e Diplomimit nga më madhështoret dhe më të bukurat e të gjithë historikut 5-vjeçar të këtij Institucionit të Arsimit të Lartë Publik Privat. Në këtë ceremoni diplomimi gala morën pjesë personalitete nga fusha akademike, të administratës publike, prokurorë, 12373315_1699650383612756_7686701189257016878_ngjykatës, partnerë dhe të afërmit e të neo-diplomuarve. Të diplomuarit u përshëndetën në mënyrë të veçantë nga Presidenti i APB, Prof. Ylber BEZO, nga Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Z. Nikolin Jaka si dhe nga përfaqësues student të diplomuar nga të dy fakultetet.

Kjo festë magjike na dhuroi emocion të madh nga përshëndetjet e ngrohta dhe te dashura të diplomuarve, si dhe fjalimet mbresëlënëse të trupës akademike të institucionit tonë.

Pas fjalëve përshëndetëse ceremonia u mbyll nën tingujt e muzikës dhe nën atmosferën e këndshme të hedhjes së kapelave, që kurorëzoi mundin e 3 viteve punë për studentët tanë. Akademia Profesionale e Biznesit dhe përfaqësia e saj i uron Suksese të mëtejshme në jetën e bukur dhe plot sfida studentëve të saj të neo-diplomuar!!!

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.