Ky është një përvjetor jubile, një mbrëmje GALA, një event që bëri bashkë të gjithë Stafin Akademik të KUB, miq, bashkëpunëtorë, kolegë, kërkues shkencorë, partnerë biznesi, si dhe ALUMNI dhe studentë të ekselencës në KUB.
Eventi, ishte celebrimi i të gjitha përpjekjeve, të punës dhe investimit intelektual me përkushtimin për ta kthyer KUB në një institucion elitë të Arsimit të Lartë privat në Shqipëri.
10 vite histori, 10 vite arritje, 10 vite suksese në KUB!
Krenarë për arritjet tona, urime edhe për shumë vite të tjerë që do vijnë!
E ardhmja dhe suksesi kanë vetëm një emër: Kolegji Universitar i Biznesit!
Ta gëzojmë çdo ditë dhe KUB-i të gëzojë çdo ditë si sot!