Jo thjesht një ditë diplomimi por një shpërthim emocionesh, kujtimesh, ëndrrash të realizuara dhe shikimesh krenare që ftojnë të ardhmen përmes vizionit!
Në skenën e jetës suaj, sot luajtët një nga rolet më të rëndësishme: ai i njeriut që besoi, që gucoi, që punoi, që nuk u dorëzua por që ia doli! Me duar që dridhen nga emocionet dhe zemra që rreh më fort se kurrë, akoma shumë më tepër: fituat një pjesë të shpirtit të KUB-it që do ta mbani me vete gjithmonë.
Formuam së bashku profesionistët që nuk kanë frikë nga sfidat: drejtuesit e së nesërmes, ata që do të ndërtojnë me dije, do të mbrojnë me drejtësi, do të krijojnë me pasion dhe do të punojnë me zemër.
Festuam dhe lumturuam gjithë… prindërit, motrat, vëllezërit, miqtë, kolegë… festuam edhe ne… sepse kur diplomoheni ju, feston një jetë e tërë që e ka pritur këtë moment!
Le të mos harrojmë asnjë grimcë të këtij suksesi, asnjë moment të këtyre viteve… sepse KUB nuk është vetëm një institucioni që na ideoi dhe krijoi këtu sot por është familja që na ngriti sot atje lart… mes yjesh, mes yjësish..
Urime Ceremonia e Diplomimit
Urime për secilin prej jush që ëndërroi, punoi dhe sot, ia doli…
Urime për ne që ëndërruam t’ia dilnim me ju…