📄 Marrëveshje Bashkëpunimi
📍 Kolegji Universitar i Biznesit dhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale firmosën sot një marrëveshje bashkëpunimi që synon në fushën e bashkëpunimit institucional si dhe trajnimeve të ndryshme profesionale duke përfshirë të gjithë aktorët në këtë proces.
📌 Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale Z. Besnik Dervishi dhe rektori i KUB Prof. Dr Ylber Bezo diskutuan në këtë takim së bashku me stafin akademik të KUB për pikat kyçe dhe avantazhet që kjo marrëveshje dypalëshe do të sjellë.
🎯 Synimi ynë i përbashkët është të edukojmë dhe përgatisim profesionistë të rinj, të vetëdijshëm për të drejtat e njeriut dhe sfidat e shoqërisë digjitale.
Z. Dervishi shprehu besimin e plotë që përmes KUB-it si institucion i cili është i konsoliduar në edukimin e vazhduar të trajnimeve profesionale do të arrihen rezultate pozitive në nxjerrjen e profesionistëve të vërtetë.
✅ Gjithashtu rektori i KUB Prof.Dr. Ylber Bezo siguroi që eksperiencat e KUB-it në trajnime në fushën e ekonomisë, financës, auditimit por edhe ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme janë të jashtëzakonshme me pjesëmarrje dhe feedback cilësisht të lartë.
▶️ Kolegji Universitar i Biznesit është institucioni që përveç besimit të studentëve për të ndjekur studimet për të ardhmen e tyre ka fituar besimin e të gjithë individëve, profesionistë në fushat e tyre për tu trajnuar dhe certifikuar duke fituar kështu njohuri dhe dije që do i shoqërojë gjithë jetën.
KUB #Komisioneri #BashkëpunimAkademik #TëDrejtapërInformim #MbrojtjaeTëDhenave #ArsimiCilësor