Search
Close this search box.

50 të Rinjtë e Vitit 2015 në Shqipëri

Detajet

CRCA Albania në mbështetje të Rrjetit Kombëtar1936604_1007574592597375_1852319427769851243_n për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) dhe Lidershipit të të Rinjve të Tiranës, në muajin Qershor të këtij viti, hapi thirrjen për nominime në kuadër të nismës “50 të Rinjtë e Vitit 2015 në Shqipëri”. Kjo nismë synonte që vetë të rinjtë të identifikonin, rendisnin dhe vlerësonin publikisht të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria që më së miri përgjatë vitit 2015 kanë sjellë një ndryshim të matshëm në shoqërinë dhe komunitetet ku ata jetojnë, në shkollat dhe universitetet ku ata studiojnë apo vendin e punës ku kontribuojnë.

12346416_1002378159783685_3311313324019379271_nNë kuadër të konkursit “50 të Rinjtë e Vitit 2015” studenti jonë më i mirë dhe njëkohësisht kryetari i Qeverisë Studentore të Akademisë Profesionale të Biznesit, Ledio Shyti, u vlerësua dhe u rendit në vendin e 2-të për arritjet dhe kontributin e tij nëpërmjet nismave të ndërruara në mbështetje të shoqërisë civile dhe komuniteteve në nevojë. Ky vlerësim prestigjioz është fryt i një pune të palodhur dhe të një angazhimi aktiv të Ledios në aktivitete studentore, nisma civile dhe organizata e forume të ndryshme rinore.

Por këto arritje nuk mbarojnë me kaq, pasi pjesë e këtij vlerësimi ishte gjithashtu dhe studentja jonë e dalluar, Flogerta Krypi, e cila u vlerësua dhe u rendit në vendin e 10-të nder 50 të rinjtë e vitit 2015. Gjithashtu, Flogerta njihet si një person i përkushtuar dhe shumë aktive e shoqërisë civile, fituese e një sërë çmimesh kombëtare e ndërkombëtare. Ndërkohë ne si institucion arsimor ndihemi krenar që edukojmë e rritim, jo vetëm me dijet më të përditësuara akademike por dhe me vlerat më të spikatura qytetare, studentë që sot janë shembulli më i mirë për të rinjtë dhe shoqërinë e sotme shqiptare.

Facebook
Twitter
LinkedIn

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.