▶️ Në Kolegjin Universitar të Biznesit u zhvillua leksioni i hapur me temë “Si të aftësohemi për të kërkuar dhe për të gjetur punë”, me studentët e vitit të parë të programeve Asistent i Lartë dhe Hoteleri-Turizëm, pranë Fakultetit të Studimeve të Aplikuara dhe Profesionale.
🔹 Gjatë takimit, studentët patën mundësinë të diskutonin me përfaqësuesen e Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), Suada Hawa, mbi mënyrat dhe mundësitë për t’u përgatitur sa më mirë për hyrjen në tregun e punës.
▫️ Gjatë leksionit u trajtuan çështje që lidhen me kërkimin e punës, aftësimin profesional, mundësitë e punësimit dhe shërbimet që ofron AKPA për të rinjtë. Studentët patën gjithashtu mundësinë të parashtronin pyetje dhe të diskutonin mbi sfidat me të cilat përballen gjatë kërkimit të një vendi pune, si dhe mbi rëndësinë e zhvillimit të aftësive që kërkon tregu aktual i punës.
📌 Ky aktivitet synoi t’i ndihmojë studentët të orientohen më mirë drejt mundësive të punësimit, duke i pajisur me informacion të vlefshëm për të kërkuar dhe për të gjetur punë, si dhe për të hedhur hapat e parë drejt karrierës së tyre profesionale.