📍 Në kuadër të Javës së Orientimit, në ambientet e Kolegjit Universitar të Biznesit u zhvillua një takim informues me studentët e Fakultetit të Studimeve të Aplikuara dhe Profesionale, Departamenti i Studimeve të Larta Teknike, ku në fokus ishte njohja më nga afër me institucionin dhe struktura organizative e Fakulteteve në KUB.
👨🏫 Takimi u zhvillua nën drejtimin e Prof. Asoc. Dr. Ardi BEZO, Zv.Rektor i Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Inovacionit, i cili prezantoi për studentët misionin e KUB, strukturën akademike të fakulteteve, organizimin e lëndëve dhe procesin mësimor në tërësi.
🎓 Studentët patën mundësinë të informohen mbi detaje të rëndësishme që lidhen me rrugëtimin e tyre universitar, mbështetjen që ofrohet gjatë studimeve dhe rolin aktiv që pritet prej tyre në këtë fazë të rëndësishme të formimit profesional.
📘 Ky takim ishte një hap i parë i rëndësishëm drejt krijimit të një lidhjeje të fortë midis studentëve dhe institucionit, duke vendosur themelin për një eksperiencë të suksesshme akademike.