Ushtrimi i kontrollit administrative dhe gjyqësor nga komuniteti përnjë mjedis të shëndetshëm.

Dr. Alkelina Gazidedja
Abstract

Kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij. Nën
suazën e lirive dhe të drejtave sociale, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë i garanton
individit jo vetëm të drejtën e informimit për mjedisin por dhe të drejtën për mbrotjen e tij.
Komuniteti ka të drejtën e ushtrimit të kontrollit administrative dhe gjyqësor për një mjedis
të shëndetshëm parashikuar në Konventën e Aarhus dhe aktet ligjore e nënligjore
nëpërmjet mekanizmave ligjore të mirëpërcaktuar. Aksesi në ushtrimin e kontrollit
administrative gjatë veprimtarisë së organeve publike, vendimmarrja e të cilave impakton
drejtëpërdrejtë mjedisin, si dhe aksesi në drejtësi, si në fusha të tjera, edhe për të drejtën
mjedisore, garantohet në mënyrë të përgjithshme nga Kushtetuta, Konveta Evropiane për
të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Ndërsa në mënyrë të posacme ky akses në çështjet mjedisore
është një e drejtë që garantohet nga Konventa e Aarhus, e ratifikuar nga të gjithë vendet e
rajonit, përfshirë Shqipërinë, me qëllimin për të përmirësuar demokracinë mjedisore. Kjo
Konventë garanton njëherazi pjesmarrrjen publike në vendimarrjen e organeve shtetërore
në çështjet me ndikim në mjedis. Më tej këto të drejta janë zhvilluar në aktet ligjore dhe
nënligjore që lidhen me mjedisin. Për shkak të hapjes drejt zhvillimit ekonomik,
infrastrukturor, ndërtimeve, ndotjeve, mjedisi është ndjerë i kërcënuar, kjo ka bërë që të
kemi një rritje të ndërgjegjësimit dhe reagimit të shoqërisë civile nëpërmjet ushtrimit të
mjeteve procedurale ligjore të kontrollit të ligjshmërisë së veprimtarisë publike të organeve
të ngaruara për zbatimin e ligjit mjedisor por jo vetëm.
Fjalë kyçe: mjedis, mbrotje mjedisore, akses në gjykatë, konventa e Aarhus, komunitet.

Published

Issue

Section

Seksioni II - LIGJ DHE SHKENCAT SOCIALE

Interested to Publish!
Send us a message

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.