Përdorimi i Teknologjisë për Ushtrimin e Veprimtarisë Kriminale:Avancimi i Grupeve të Organizata Kriminale dhe Pasojat nëKomunitet

MSc. Klejvis Hoxha
Abstract

Avancimi i teknologjisë ka arritr të lehtësoi praktikat në jetën e përditshme. Normalisht kur
këto teknologji përdoren pozitivisht, janë risi shumë e madhe për njerzimin. Përvec të
mirave të shumta që ka, teknologjia ka disa anë të errëta, të cilat po përdoren gjerësisht
nga krimi i organizuar.
Përdorimi i teknologjisë nga grupet kriminale ka sjell pasoja të rënda për popullsinë por
edhe vetë shtetin. Metodat dhe fushat ku përdoren janë të shumta, duke nisur nga hakerimi
i llogarive bankare, porositja e lëndëve narkotike dhe armëve të zjarrit online, vrasje e
telekomanduar etj. Ky fenomen ka shtuar nevojën për përmirësimin e legjislacionit dhe
forcimin e masave të sigurisë kibernetike për të luftuar krimin kibernetik dhe krimet që
ndodhin përmes teknologjisë.
Por, a mund të zhduken përfundimisht këto veprimtari? Rezultatet e deritanishme tregojnë
që nuk mund të zhduket rrënjësisht por deri diku mund të parandalohet. Lufta ndaj krimit të
organizuar është një sfidë që gjithnjë e më shumë bëhet më e vështirë për shtetin.
Dëmet e shkaktuara nga përdorimi i teknlogjisë për veprime kriminale janë të shumta, si ato
monetare por edhe njerzore. Statistikat tregojnë se përqindja e veprave penale të kryera
përmes teknologjisë ka pësuar rritje të shpejtë në vitet e fundit, për shkak të avancimit të
teknologjisë digjitale dhe përdorimit të internetit. Sipas disa studimeve dhe raporteve
ndërkombëtare, krimi kibernetik (i cili përfshin veprime penale të kryera përmes
teknologjisë) ka bërë që përqindja e veprave penale që ndodhin përmes internetit dhe
teknologjisë të rritet ndjeshëm.
Fjalë kyçe: teknologjia, krimi i organizuar, krimi kirbenetik, metoda parandaluese, pasoja

Published

Issue

Section

Seksioni II - LIGJ DHE SHKENCAT SOCIALE

Interested to Publish!
Send us a message

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.