Qasjet e menaxhimit organizativ kanë pësuar transformime të thella në vitet e fundit, të
diktuara nga zhvillimet teknologjike dhe rritja e ndjeshmërisë ndaj sigurisë së informacionit.
Në këtë kontekst, janë bërë përpjekje të vazhdueshme për të identifikuar faktorët kritikë që
ndikojnë në sigurinë e informacionit brenda organizatave, veçanërisht në industrinë e
telekomunikacionit. Bashkëpunimi ndërdisiplinor është shfaqur si një mjet efektiv për të
adresuar sfidat më të ndjeshme të këtyre organizatave.
Ky studim synon të analizojë ndikimin e menaxhimit të sigurisë së informacionit në
efektivitetin e zbatimit të menaxhimit elektronik në organizatat e industrisë së
telekomunikacionit në Shqipëri. Qasja metodologjike e ndjekur është analitike dhe
përshkruese, duke u mbështetur në hartimin dhe analizimin e pyetësorëve për mbledhjen e
të dhënave empirike, si dhe në realizimin e simulimeve të drejtpërdrejta të sulmeve
kibernetike mbi sistemet e informacionit të kompanive objekt studimi.
Gjatë analizës janë trajtuar aspekte të ndryshme të implementimit të masave të sigurisë së
informacionit dhe është vlerësuar niveli i përgatitjes së organizatave për t’u përballur me
kërcënimet kibernetike. Simulimet kanë evidentuar dobësi konkrete të sistemeve, të cilat
janë përdorur si bazë për analizën statistikore të rrezikut dhe vlerësimin e përgjithshëm të
qëndrueshmërisë së sistemeve.
Rezultatet e studimit theksojnë rëndësinë e sjelljes së sigurt nga punonjësit dhe ofrojnë
rekomandime të qarta për përmirësimin e kulturës së sigurisë, politikave të brendshme dhe
mekanizmave mbrojtës në sektorin e telekomunikacionit në Shqipëri.
Fjale kyce: Siguria e informacionit, menaxhim elektronik, telekomunikacion, kërcënime
kibernetike, Shqipëri, simulim, analizë statistikore, sjellje e sigurt.
Ky sajt interneti përdor Cookies!
Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.