Nëpunësin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Qëllimi i këtij trajnimi profesional për: “Aftësim Profesional për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe “Nëpunës i Mbrojtjes së të Dhënave Personale”, është përgatitja profesionale e specialistëve në fushën e mbrojtjes së këtyre të dhënave, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe standardet e Bashkimit Evropian. Programi synon të pajisë pjesëmarrësit me njohuri teorike dhe aftësi praktike për administrimin, mbrojtjen dhe monitorimin e proceseve që lidhen me të dhënat personale në institucione publike dhe private. Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të aftësohen të identifikojnë detyrimet ligjore, të menaxhojnë risqet e sigurisë dhe të zbatojnë politika efektive të privatësisë dhe konfidencialitetit. Njëkohësisht, programi krijon bazat profesionale për ushtrimin e funksionit të Nëpunësit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale (DPO), një rol gjithnjë e më i kërkuar në tregun e punës.

Përshkrimi i programit

Trajnimi profesional organizohet nga Kolegji Universitar i Biznesit dhe zhvillohet në dy sesione të ndërlidhura, të cilat synojnë përgatitjen profesionale të pjesëmarrësve në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe përputhshmërisë me standardet ligjore kombëtare dhe europiane.

Sesioni i Parë

Aftësim Profesional Për Mbrojtjen E Të Dhënave Personale

Sesioni i parë përbën bazën kryesore të programit dhe fokusohet në krijimin e njohurive profesionale mbi mbrojtjen e të dhënave personale, rëndësinë e privatësisë dhe përgjegjësitë që kanë institucionet publike dhe subjektet private në administrimin e informacionit.

Ky trajnim është ndërtuar për të ndihmuar pjesëmarrësit të kuptojnë standardet moderne të sigurisë së të dhënave, detyrimet ligjore që burojnë nga legjislacioni shqiptar dhe praktikat më të mira europiane në këtë fushë. Programi synon të krijojë një bazë të qëndrueshme profesionale për çdo individ që administron apo përpunon të dhëna personale gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij profesional.

Nëpërmjet këtij sesioni, pjesëmarrësit do të zhvillojnë njohuri të rëndësishme mbi mënyrën e garantimit të konfidencialitetit, sigurisë dhe përdorimit të përgjegjshëm të të dhënave personale në institucionet ku ushtrojnë aktivitetin e tyre.

Për të kaluar tek programi i Nëpunësit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale është e detyrueshme kalimi me sukses i Aftësimit Profesional për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Sesioni i Dytë

Nëpunësi i Mbrojtjes Së Të Dhënave Personale (DPO)

Sesioni i dytë është një program i avancuar profesional i dedikuar për përgatitjen e specialistëve që synojnë të ushtrojnë funksionin e Nëpunësit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale (Data Protection Officer/ DPO).

Ky sesion fokusohet në aspektin praktik dhe profesional të menaxhimit të proceseve që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale në institucione publike dhe private. Programi synon të zhvillojë aftësi profesionale për monitorimin e përputhshmërisë ligjore, administrimin e riskut dhe garantimin e standardeve të privatësisë dhe sigurisë së informacionit.

Trajnimi është hartuar në përputhje me kërkesat e legjislacionit shqiptar dhe direktivat e Bashkimit Evropian , duke përgatitur pjesëmarrësit për një rol gjithnjë e më të rëndësishëm dhe të kërkuar në tregun e punës modern.

Çfarë përfitoni nga sesioni i Parë?

Njohuri të plota mbi mbrojtjen e të dhënave personale
Pjesëmarrësit do të kuptojnë konceptet bazë të privatësisë, rëndësinë e mbrojtjes së të dhënave personale dhe mënyrën se si këto standarde aplikohen në institucionet publike dhe private.

Kuptim të kuadrit ligjor shqiptar dhe standardeve europiane
Trajnimi do t’i ndihmojë pjesëmarrësit të njohin detyrimet ligjore që burojnë nga legjislacioni shqiptar dhe direktivat e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave personale.

Aftësi për administrimin korrekt të të dhënave personale
Pjesëmarrësit do të mësojnë mënyrat e sigurta dhe profesionale të administrimit, ruajtjes dhe përpunimit të të dhënave personale në përputhje me kërkesat ligjore.

Rritje të ndërgjegjësimit mbi sigurinë dhe konfidencialitetin e informacionit
Trajnimi ndihmon në zhvillimin e kulturës profesionale për ruajtjen e privatësisë dhe mbrojtjen e informacionit nga përdorimi i paautorizuar apo shkeljet e sigurisë.

Aftësi për identifikimin dhe menaxhimin e riskut
Pjesëmarrësit do të njihen me mënyrat e identifikimit të risqeve që lidhen me përpunimin e të dhënave personale dhe me masat parandaluese për minimizimin e tyre.

Përgatitje profesionale për përputhshmëri institucionale
Ky sesion krijon bazat profesionale për të kuptuar dhe zbatuar standardet e kërkuara nga institucionet dhe bizneset që administrojnë të dhëna personale.

Çfarë përfitoni nga sesioni i Dytë?

Përgatitje profesionale për funksionin e DPO-së
Pjesëmarrësit do të zhvillojnë njohuritë dhe kompetencat e nevojshme për të ushtruar funksionin e Nëpunësit të Mbrojtjes së të Dhënave Personale në institucione publike dhe private.

Aftësi për monitorimin e përputhshmërisë ligjore
Trajnimi do t’i ndihmojë pjesëmarrësit të kuptojnë mënyrën e kontrollit dhe monitorimit të proceseve institucionale për garantimin e përputhshmërisë me kërkesat ligjore të privatësisë.

Njohuri për hartimin dhe zbatimin e politikave të privatësisë
Pjesëmarrësit do të aftësohen në krijimin dhe administrimin e politikave dhe procedurave që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale dhe sigurinë e informacionit.

Aftësi për analizimin dhe menaxhimin e risqeve
Programi ndihmon në zhvillimin e aftësive profesionale për identifikimin e problematikave, analizimin e risqeve dhe ndërmarrjen e masave parandaluese në institucionet që përpunojnë të dhëna personale.

Menaxhim profesional i incidenteve dhe shkeljeve të sigurisë
Pjesëmarrësit do të njihen me procedurat dhe praktikat profesionale që ndiqen në rastet e incidenteve apo cenimit të sigurisë së të dhënave personale.

Zhvillim i kompetencave për tregun modern të punës
Ky sesion përgatit specialistë të kualifikuar për një profesion gjithnjë e më të kërkuar nga administrata publike, bizneset private, institucionet financiare, organizatat dhe sektori i teknologjisë.

Trajnerët e përzgjedhur

  • Prof. Asoc. Dr. Ardi Bezo

    Zv. Rektor & Drejtor Ekzekutiv (ISAB)

  • Besa Velaj

  • Prof. Asoc. Dr. Enis Fita

    Dekan, Fakulteti i Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale

  • Blerta Xhako

  • Prof. Asoc. Dr. Lorena Bezo

    Lektore KUB

  • Pjerina Gaxha

  • Besnik Dervishi

  • Rigers Bodurri

Metodologjia e zhvillimit të trajnimit

Për metodologjinë e trajnimit, trajnerët dhe stafi akademik i Kolegjit Universitar të Biznesit do të:

  • Zhvillojnë një metodë interaktive trajnimi;
  • Bëjnë përpjekje për të ruajtur një ekuilibër mes trajtimit teorik dhe praktik të çështjeve që janë objekt diskutimi, ku prioritet do të kenë aspektet praktike;
  • Kujdesen për ndërhyrje konstruktive, të shpërndara dhe jo dominuese, duke i lënë hapësirë të bollshme diskutimeve nga pjesëmarrësit;
  • Kombinojnë njëkohësisht disa metoda të trajnimit (prezantimi verbal, prezantimi me shkrim, puna në grup, pyetjet, përdorimin e mjeteve audiovizive etj.);
  • Kenë aftësi për të prezantuar materialin pa ndonjë mbështetje dokumentare dhe për të përgatitur materialet burimore të nevojshme, mbështetjen e aspekteve teorike dhe praktike, për të vëzhguar nivelin e duhur të ndërveprimit dhe mbështetjen e metodave të trajnimit, qëllimit dhe tematikës së prezantimeve dhe për të qëndruar brenda kohës së përcaktuar për një prezantim;
  • Bashkëpunojnë me trajnerët e tjerë që janë të përfshirë në të njëjtin trajnim apo tematikë.

Mjetet dhe metodat e mësimdhënies:

Tarifa e Trajnimit Profesional

  • Trajnimi profesional për “Aftësim Profesional për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe “Nëpunësit e Mbrojtjes së të Dhënave Personale (DPO)” do të ofrohet nga Kolegji Universitar i Biznesit, institucion i njohur dhe i pranuar nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, kundrejt një tarife të përcaktuar për secilin program trajnimi.
  • Tarifa për ndjekjen e programit “Aftësim Profesional për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” është 40 000 (dyzet mijë) lekë të reja, e cila mbulon të gjitha kostot për organizimin dhe zhvillimin e trajnimit nga ana e Kolegjit Universitar të Biznesit.
  • Tarifa për ndjekjen e programit “Nëpunësi i Mbrojtjes së të Dhënave Personale (DPO)” është gjithashtu 40 000 (dyzet mijë) lekë të reja, dhe përfshin të gjitha shpenzimet që lidhen me realizimin e programit profesional, materialet trajnuese dhe angazhimin akademik e profesional të lektorëve.
  • Pagesa e plotë e tarifës nga ana e kandidatëve për secilin program trajnimi përbën kusht për ndjekjen dhe përfundimin e procesit të trajnimit profesional.

Vlerësimi

  • Në përfundim të programit profesional për “Aftësim Profesional për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen një provimi me shkrim për kontrollin dhe vlerësimin e njohurive të fituara gjatë zhvillimit të trajnimit.
  • Po ashtu, në përfundim të programit profesional për “Nëpunësin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale (DPO)”, pjesëmarrësit do t’i nënshtrohen një provimi me shkrim, i cili synon të vlerësojë njohuritë teorike dhe aftësitë profesionale të përfituara gjatë trajnimit.
  • Provimet për kontrollin e njohurive do të organizohen nga Stafi Akademik (trajnues) i Kolegji Universitar i Biznesit, në bazë të moduleve të programit të detyrueshëm të trajnimit profesional për secilin sesion.
  • Secili provim do të ketë një kohëzgjatje prej 2 (dy) orësh dhe do të vlerësohet me maksimumin prej 100 (njëqind) pikësh. Konsiderohen se e kanë kaluar me sukses provimin pjesëmarrësit që sigurojnë të paktën 80% të totalit të pikëve.
  • Pjesëmarrësi që nuk arrin të kalojë me sukses provimin përkatës, ka të drejtë të marrë pjesë në një provim të ardhshëm, pasi të ketë përsëritur programin e detyrueshëm të trajnimit profesional për sesionin përkatës.

Çertifikimi

  • Në përfundim të programit profesional për “Aftësim Profesional për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe programit profesional për “Nëpunësin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale (DPO)”, do të lëshohet certifikata përkatëse nga Kolegji Universitar i Biznesit, me qëllim që  të dëshmojë se pjesëmarrësi ka kaluar me sukses testimin e njohurive dhe ka fituar aftësitë profesionale të nevojshme në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale.
  • Pjesëmarrësit që përfundojnë me sukses secilin sesion të trajnimit do të pajisen me certifikatën përkatëse, e cila nënshkruhet nga Rektori i Kolegjit Universitar të Biznesit.
  • Në certifikatë do të shënohen emri dhe mbiemri i pjesëmarrësit, rezultati i provimit për kontrollin e njohurive, data e lëshimit, numri rendor i certifikatës, nënshkrimi i drejtuesit dhe vula zyrtare e institucionit trajnues.

ORARI MËSIMOR

trajnimit Profesional për "Nëpunësin e Mbrojtjes së të Dhënave Personale"

KOLEGJI UNIVERSITAR I BIZNESIT
Programi i detyrueshëm i trajnimit për “Nënpunës I Mbrojtjes së të Dhënave Personale”
Pjesa e Pare: AFTESIMI PROFESIONAL I MBROJTJES SE TE DHENAVE PERSONALE
Ditët Nr. Ora Leksion/Ushtrime/Praktikë/Punë në grup Trajnues/Lektor Kampus KUB/Godina B
E hënë
1 14:00-15:00 Leksion Besa Velaj
Salla 101
2 15:00-16:00 Leksion Besa Velaj
Coffee Break
3 16:30-17:30 Leksion Blerta Xhako 
4 17:30-18:30 Leksion Blerta Xhako 
E martë
1 14:00-15:00 Leksion Besa Velaj 
Salla 101
2 15:00-16:00 Leksion Besa Velaj 
Coffee Break
3 16:30-17:30 Leksion Pjerina Gaxha 
4 17:30-18:30 Leksion Pjerina Gaxha 
E mërkurë
1 14:00-15:00 Leksion Besa Velaj 
Salla 102
2 15:00-16:00 Leksion Besa Velaj 
Coffee Break
3 16:30-17:30 Leksion Rigers Bodurri
4 17:30-18:30 Leksion Rigers Bodurri
E Enjte
1 14:00-15:00 Leksion Prof.As.DrEnis Fida 
Salla 101
2 15:00-16:00 Leksion Prof.As.DrEnis Fida 
Coffee Break
3 16:30-17:30 Leksion Pjerina Gaxha
4 17:30-18:30 Leksion Pjerina Gaxha
E Premte
1 14:00-15:00 Leksion Prof.As.DrEnis Fida 
Salla 101
2 15:00-16:00 Leksion Prof.As.DrEnis Fida 
Coffee Break
3 16:30-17:30 Leksion Prof.As.DrLorena Bezo
4 17:30-18:30 Leksion Prof.As.DrLorena Bezo
E shtunë
1 09:00-10:00 Leksion Prof.As.Dr.Ardi Bezo
Salla 101
2 10:00-11:00 Leksion Prof.As.Dr.Ardi Bezo
Coffee Break
3 11:30-12:30 Leksion Komisionieri Besnik Dervishi
4 12:30-13:30 Leksion Komisionieri Besnik Dervishi
           
           
Drejtor Ekzekutiv ISAB   Kordinatore
Dr. Ardi BEZO   Kejda MUSLLI
           
           
           
Pjesa e Dytë: NENPUNES I MBROJTJES SE TE DHENAVE PERSONALE 
Ditët Nr. Ora Leksion/Ushtrime/Praktikë/Punë në grup Trajnues/Lektor Kampus KUB/Godina B
E hënë
1 14:00-15:00 Leksion Besa Velaj
Salla 101
2 15:00-16:00 Leksion Besa Velaj
Coffee Break
3 16:30-17:30 Leksion Blerta Xhako 
4 17:30-18:30 Leksion Blerta Xhako 
5 18:30-19:30 Leksion Blerta Xhako 
E martë
1 14:00-15:00 Leksion Besa Velaj 
Salla 101
2 15:00-16:00 Leksion Besa Velaj 
3 16:00-17:00 Leksion Besa Velaj 
Coffee Break
4 17:30-18:30 Leksion Pjerina Gaxha 
5 18:30-19:30 Leksion Pjerina Gaxha 
E mërkurë
1 14:00-15:00 Leksion Besa Velaj 
Salla 101
2 15:00-16:00 Leksion Besa Velaj 
3 16:00-17:00 Leksion Besa Velaj 
Coffee Break
4 17:30-18:30 Leksion Blerta Xhako 
5 18:30-19:30 Leksion Blerta Xhako 
E Enjte
1 14:00-15:00 Leksion Pjerina Gaxha 
Salla 101
2 15:00-16:00 Leksion Pjerina Gaxha 
3 16:00-17:00 Leksion Pjerina Gaxha 
Coffee Break
3 17:30-18:30 Leksion Rigers Bodurri 
4 18:30-19:30 Leksion Rigers Bodurri 
E Premte
1 14:00-15:00 Leksion Komisioneri Besnik Dervishi 
Salla 101
2 15:00-16:00 Leksion Komisioneri Besnik Dervishi 
3 16:00-17:00 Leksion Komisioneri Besnik Dervishi 
Coffee Break
3 16:30-17:30 Leksion Komisioneri Besnik Dervishi 
4 17:30-18:30 Leksion Komisioneri Besnik Dervishi 
E shtunë
1 09:00-10:00 Përmbledhje  Besa Velaj 
Salla 101
2 10:00-11:00 Përmbledhje  Besa Velaj 
Coffee Break
3   PROVIM Prof.As.Dr.Ardi Bezo
4   PROVIM Prof.As.Dr.Ardi Bezo
           
           
Drejtor Ekzekutiv ISAB   Kordinatore
Prof. Asoc. Dr. Ardi Bezo   Kejda Muslli

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.