Ndërmjetës i Pasurive të Paluajtshme

Programi Ndërmjetës i Pasurive të Paluajtshme ka si qëllim aftësimin profesional të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme dhe certifikimin e tyre me qëllim LICENSIMIN për ushtrimin ligjor të aktivitetit të tyre profesional nga Ministria e Drejtësisë.

Përshkrimi i programit

Programi i detyrueshëm i trajnimit për ushtrimin e profesionit të “Ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme” synon aftësimin teorik, praktik dhe profesional në fushën e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme. Programi ka për qëllim zhvillimin e personalitetit të individëve për të jetuar në përshtatje me botën që i rrethon dhe përgatitjen e tyre për të ofruar këshillim, negocim dhe ndërmjetësim me qëllim realizimin e transaksioneve që kanë për objekt pasuritë e paluajtshme, si dhe për krijimin e menaxhimin e një biznesi privat, si person fizik ose juridik”.

Industria e pasurive të paluajtshme si biznes por edhe si një nga sektorët më të rëndësishëm në fushën e shërbimeve është tërheqëse dhe motivuese për këdo që dëshiron të bëjë biznes apo të punësohet në këtë sektor. Në kuadrin e ndryshimeve dhe zhvillimeve të ndryshme në shoqërinë shqiptare ashtu si edhe në shumë shërbime të tjera është kthyer në domosdoshmëri që vlerësimi, negocimi dhe shitja e pasurive të paluajtshme të kryhet nga profesionistë të trajnuar me njohuritë e duhura juridike dhe ekonomike rreth tyre.

Ky program i detyrueshëm trajnimi do të hapë rrugën për përmirësimin e cilësisë së shërbimit të ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme. Kolegji Universitar i Biznesit e zhvillon veprimtarinë e tij bazuar në ligjin nr 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në RSH”. IAL vë në dispozicion infrastrukturën akademike dhe teknike në drejtim të zhvillimit me sukses të këtij programi. IAL është akredituar institucionalisht sipas legjislacionit në fuqi.

Modulet e këtij programi do të jenë të shoqëruar me shembuj dhe raste konkrete, duke i dhënë mundësi pjesëmarrësve të zbatojnë njohuritë e përftuara, si dhe të zhvillojnë aftësi interpretuese të nivelit juridik, analizues dhe vendimmarrës në lidhje me pasuritë e paluajtshme, në linjë me objektivat e modulit të ofruar.

Në fund të programit, aplikanti do ketë marrë njohuri të plota për të ushtruar profesionin e “ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme” dhe do jetë i aftë të vlerësojë nevojat e klientëve; llojet e ndryshme të pasurive të paluajtshme; regjimin juridik të pasurive të pauajtshme; njohuri të Kodit Civil në RSh; detyrimet dhe kushtet e kontratave; rreziqet kryesore që vijnë nga krimi i organizuar dhe pastrimi i parave si dhe detyrimet ligjore që burojnë nga legjislacioni i fushës.

Ky program është i përshtatshëm për individët kandidatë për të ushtruar profesionin e “Ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme”, duke përmbushur nevojat teorike dhe praktike të formimit profesional, me qëllim një edukim të vazhdueshëm, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe përftimin e njohurive të nevojshme për ushtrimin e profesionit.

Çfarë përfitoni?

Modulet

  • 1
    Regjimi juridik dhe legjislacioni i pasurive të paluajtshme.

    Orë Total: 8 orë
    (teori, praktikë, punë në grup, ushtrime, debate profesionale, kërkim i pavarur etj,.)

  • 2
    Kodi Civil në RSh

    Orë Total: 8 orë
    (teori, praktikë, punë në grup, ushtrime, debate profesionale, kërkim i pavarur etj,.)

  • 3
    Informacione rreth të drejtës tregtare

    Orë Total: 8 orë
    (teori, praktikë, punë në grup, ushtrime, debate profesionale, kërkim i pavarur etj,.)

  • 4
    Veprat penale ndaj pasurive të paluajtshme, krimi i organizuar dhe pastrimi i parave.

    Orë Total: 8 orë
    (teori, praktikë, punë në grup, ushtrime, debate profesionale, kërkim i pavarur etj,.)

  • 5
    Hartim kontratash dhe legjislacioni mbi tatim taksat

    Orë Total: 8 orë
    (teori, praktikë, punë në grup, ushtrime, debate profesionale, kërkim i pavarur etj,.)

  • 6
    Parimet themelore të vlerësimit të pronave, menaxhimi dhe mirëmbajtja e tyre.

    Orë Total: 3 orë
    (teori, praktikë, punë në grup, ushtrime, debate profesionale, kërkim i pavarur etj,.)

  • 7
    Etika profesionale dhe ndërmjetësimi dhe profesionet e lira

    Orë Total: 8 orë
    (teori, praktikë, punë në grup, ushtrime, debate profesionale, kërkim i pavarur etj,.)

  • 8
    Negocimi dhe komunikimi në pasuritë e paluajtshme.

    Orë Total: 3 orë
    (teori, praktikë, punë në grup, ushtrime, debate profesionale, kërkim i pavarur etj,.)

  • 9
    Marketimi dhe shitja në pasuritë e pauajtshme.

    Orë Total: 3 orë
    (teori, praktikë, punë në grup, ushtrime, debate profesionale, kërkim i pavarur etj,.)

  • 10
    Praktikë profesionale.

    Orë Total: 3 orë

Trajnerët e përzgjedhur

  • Prof. Asoc. Dr. Ardi Bezo

    Zv. Rektor & Drejtor Ekzekutiv (ISAB)

  • Prof. Asoc. Dr. Enis Fita

    Dekan, Fakulteti i Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale

  • Prof. Asoc. Dr. Lorena Bezo

    Lektore KUB

  • Dr. Shpëtim Cami

    Sekretar i Përgjithshëm KUB.

  • Dr. Irsida Dinoshi

    Zv. Dekane e Fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale / Lektore

  • Dr. Matilda Meta

    Zv. Dekane e Fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale / Lektore

  • Dr. Ardvin Kraja

    Lektor KUB

  • Agim Muslia

    Expert & Lektor

  • Av. Evien Dako

    Experte & Lektor

  • Eriola Tole

    Lektore KUB

  • Armand Shkëmbi

    Expert & Lektor

Metodologjia e zhvillimit të trajnimit

Për metodologjinë e trajnimit, trajnerët dhe stafi akademik i Kolegjit Universitar të Biznesit do të:

  • Zhvillojnë një metodë interaktive trajnimi;
  • Bëjnë përpjekje për të ruajtur një ekuilibër mes trajtimit teorik dhe praktik të çështjeve që janë objekt diskutimi, ku prioritet do të kenë aspektet praktike;
  • Kujdesen për ndërhyrje konstruktive, të shpërndara dhe jo dominuese, duke i lënë hapësirë të bollshme diskutimeve nga pjesëmarrësit (kandidatët për ndërmjetës imobiliarë);
  • Kombinojnë njëkohësisht disa metoda të trajnimit (prezantimi verbal, prezantimi me shkrim, puna në grup, pyetjet, përdorimin e mjeteve audiovizive etj.);
  • Kenë aftësi për të prezantuar materialin pa ndonjë mbështetje dokumentare dhe për të përgatitur materialet burimore të nevojshme, mbështetjen e aspekteve teorike dhe praktike, për të vëzhguar nivelin e duhur të ndërveprimit dhe mbështetjen e metodave të trajnimit, qëllimit dhe tematikës së prezantimeve dhe për të qëndruar brenda kohës së përcaktuar për një prezantim;
  • Bashkëpunojnë me trajnerët e tjerë që janë të përfshirë në të njëjtin trajnim apo tematikë.

Mjetet dhe metodat e mësimdhënies:

TARIFA E PROGRAMIT TË DETYRUESHËM TË TRAJNIMIT

Për metodologjinë e trajnimit, trajnerët dhe stafi akademik i Koegjit Universitar të Biznesit do të:

  • Programi i detyrueshëm i trajnimit për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme do të ofrohet nga Kolegji Universitar i Biznesit përkundrejt një tarife të përcaktuar.

  • Tarifa për ndjekjen e programit të detyrueshëm të trajnimit për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme është 30 000 (tridhjetë mijë) lekë, e cila mbulon të gjitha kostot për organizimin e këtij programi nga ana e Kolegjit.

  • Pagesa e tarifës do të bëhet në favor të Kolegji Universitar i Biznesit dhe mund të ndahet në dy këste. Kësti i parë paguhet në fillim të programit të trajnimit dhe kësti i dytë deri në marrjen e certifikatës.

  • Pagesa e plotë e tarifës nga ana e kandidatëve për ndërmjetës të pasurive të paluajtshme, përbën kusht për marrjen e certifikatës në përfundim të programit të trajnimit.

Vlerësimi

  • Në përfundim të programit të trajnimit, kandidati për ndërmjetës i pasurive të paluajtshme do ti nënshtrohet provimit me shkrim për kontrollin e njohurive të fituara gjatë trajnimit.

  • Provimi për kontrollin e njohurive do të organizohet nga Stafi Akademik (trajnues) i Kolegjit Universitar të Biznesit, në bazë të moduleve të programit të detyrueshëm të trajnimit.

  • Provimi (me një kohëzgjatje 2 orë) vlerësohet me maksimumin e mundshëm 100 (njëqind) pikë. Konsiderohen se kanë kaluar me sukses provimin për kontrollin e njohurive, kandidatët që kanë marrë të paktën 80% të pikëve të provimit.

  • Kandidati që nuk kalon me sukses provimin, ka të drejtë të marrë pjesë në provimin e ardhshëm, pasi ka përsëritur programin e detyrueshëm të trajnimit.

Çertifikimi

  • Në përfundim të programit do të lëshohet çertifikata e vlerësimit nga IAL Kolegji Universitar i Biznesit me qëllim që të dëshmojë se kandidati ka kaluar me sukses testin e njohurive dhe ka fituar aftësitë e nevojshme për tu certifikuar si “Ndërmjetës i pasurive të paluajtshme” pas përfundimit të programit të detyrueshëm të trajnimit.

  • Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatën përkatëse, e cila nënshkruhet nga Rektori i Kolegjit Universitar të Biznesit.

  • Në certifikatë shënohet emri, mbiemri, pikët e provimit për kontrollin e njohurive, data e lëshimit dhe numri rendor i certifikatës, nënshkrimi i drejtuesit dhe vula e institucionit trajnues.

ORARI MESIMOR

Programi i detyrueshëm i trajnimit për "Ndërmjetës të Pasurive të Paluajtshme"

   ORARI MESIMOR   
Kolegji Universitar i Biznesit
Programi i detyrueshëm i trajnimit për “Ndërmjetës të Pasurive të Paluajtshme”
      Grupi XLV
DitëtDt Nr.OraLëndaLeksion/Ushtrime/Praktikë/Punë në grupTrajnues/LektorKampus KUB
E hënë
15.06.2026
113.00-13.50Etika Profesionale, ndërmjetësimi LeksionProf.Asoc.Dr. Ardi BEZO
Salla 102
214.00-14.50Etika Profesionale, ndërmjetësimi LeksionProf.Asoc.Dr. Ardi BEZO
315.00-15.50Etika Profesionale, ndërmjetësimi Ushtrime/Punë në grup /diskutimeProf.Asoc.Dr. Ardi BEZO
 Coffee Break   
416.10-17.00Etika Profesionale, ndërmjetësimi dhe profesionet e liraLeksionDr Shpetim Cami
517.10-18.00Etika Profesionale, ndërmjetësimi dhe profesionet e liraLeksionDr Shpetim Cami
618.10-19.00Etika Profesionale, ndërmjetësimi dhe profesionet e liraUshtrime/Punë në grup/diskutimeDr Shpetim Cami
 Coffee Break   
719.20-20.10Etika Profesionale, ndërmjetësimi dhe profesionet e liraLeksionDr Shpetim Cami
820.20-21.10Etika Profesionale, ndërmjetësimi dhe profesionet e liraLeksionDr Shpetim Cami
E Martë
16.06.2026
113.00-13.50Njohuri rreth të drejtës civile dhe tregtareLeksionDr. Matilda META
Salla 102
214.00-14.50Njohuri rreth të drejtës civile dhe tregtareLeksionDr. Matilda META
315.00-15.50Njohuri rreth të drejtës civile dhe tregtareLeksionDr. Matilda META
 Coffee Break   
416.10-17.00Regjimi juridik i pasurive të paluajtshmeUshtrime/Punë në grup/diskutimeDr. Ardvin Kraja
517.10-18.00Regjimi juridik i pasurive të paluajtshmeLeksionDr. Ardvin Kraja
618.10-19.00Regjimi juridik i pasurive të paluajtshmeLeksionDr. Ardvin Kraja
 Coffee Break   
719.20-20.10Regjimi juridik i pasurive të paluajtshmeUshtrime/P.në grup/DiskutimeDr. Ardvin Kraja
E mërkurë
17.06.2026
113.00-13.50Komunikimi në pasuritë e paluajtshme LeksionProf.Asoc.Dr. Enis Fita
Salla 102
214.00-14.50Komunikimi në pasuritë e paluajtshme LeksionProf.Asoc.Dr. Enis Fita
315.00-15.50Komunikimi në pasuritë e paluajtshme LeksionProf.Asoc.Dr. Enis Fita
 Coffee Break   
416.10-17.00Njohuri rreth të drejtës tregtareLeksionDritan Kruja
517.10-18.00Njohuri rreth të drejtës tregtareLeksionDritan Kruja
618.10-19.00Njohuri rreth të drejtës tregtareLeksionDritan Kruja
 Coffee Break   
719.20-20.10Njohuri rreth të drejtës tregtareLeksionDritan Kruja
820.20-21.10Njohuri rreth të drejtës tregtareUshtrimeDritan Kruja
E enjte
18.06.2026
113.00-13.50Legjislacioni mbi tatim-taksatLeksionDr.Irsida Dinoshi
Salla 102
214.00-14.50Legjislacioni mbi tatim-taksatLeksionDr.Irsida Dinoshi
315.00-15.50Legjislacioni mbi tatim-taksatUshtrimeDr.Irsida Dinoshi
 Coffee Break   
416.10-17.00Parimet them. të vlerësimit të pronave, men. & mirëmbajtja e tyreLeksionDr.Gazmend Beshi
517.10-18.00Parimet them. të vlerësimit të pronave, men. & mirëmbajtja e tyreLeksionDr.Gazmend Beshi
618.10-19.00Parimet them. të vlerësimit të pronave, men. & mirëmbajtja e tyreUshtrime/Punë në grup/diskutimeDr.Gazmend Beshi
 Coffee Break   
719.20-20.10Parimet them. të vlerësimit të pronave, men. & mirëmbajtja e tyreLeksionDr.Gazmend Beshi
820.20-21.10Parimet them. të vlerësimit të pronave, men. & mirëmbajtja e tyreUshtrimeDr.Gazmend Beshi
E premte
19.06.2026
113.00-13.50Legjislacioni per profesionin e ndermjetesitLeksionProf.Asoc.Dr. Ardi BEZO
Salla 102
214.00-14.50Legjislacioni per profesionin e ndermjetesitLeksionProf.Asoc.Dr. Ardi BEZO
315.00-15.50Legjislacioni per profesionin e ndermjetesitLeksionProf.Asoc.Dr. Ardi BEZO
 Coffee Break   
416.10-17.00Legjislacioni per profesionin e ndermjetesitUshtrimeProf.Asoc.Dr. Ardi BEZO
517.10-18.00Hartim kontratashLeksionAv Erjon Bardhi
618.10-19.00Hartim kontratashLeksionAv Erjon Bardhi
 Coffee Break   
719.20-20.10Hartim kontratashLeksionAv Erjon Bardhi
820.20-21.10Hartim kontratashUshtrime/P.në grup/DiskutimeAv Erjon Bardhi
E Shtunë
20.06.2026
109.00-09.50Veprat penale ndaj pas. të pal., krimi i org. dhe pastrimi i paraveLeksionExpert Agim Muslia  
Salla 102
210.00-10.50Veprat penale ndaj pas. të pal., krimi i org. dhe pastrimi i paraveLeksionExpert Agim Muslia  
311.00-11.50Veprat penale ndaj pas. të pal., krimi i org. dhe pastrimi i paraveUshtrime/P.në grup/DiskutimeExpert Agim Muslia  
 Coffee Break   
412.10-13.00Veprat penale ndaj pas. të pal., krimi i org. dhe pastrimi i paraveLeksionExpert Agim Muslia  
513.10-14.00Veprat penale ndaj pas. të pal., krimi i org. dhe pastrimi i paraveLeksionExpert Agim Muslia  
614.10-15.00Veprat penale ndaj pas. të pal., krimi i org. dhe pastrimi i paraveUshtrime/P.në grup/DiskutimeExpert Agim Muslia  
 Coffee Break   
715.20-16.10Veprat penale ndaj pas. të pal., krimi i org. dhe pastrimi i paraveLeksionExpert Agim Muslia  
816.20-17.10Veprat penale ndaj pas. të pal., krimi i org. dhe pastrimi i paraveLeksionExpert Agim Muslia  
E hënë
21.06.2026
113.00-13.50Marketimi dhe ShitjaLeksionProf.Asoc.Dr.Lorena Bezo
Salla 102
214.00-14.50Marketimi dhe ShitjaLeksionProf.Asoc.Dr.Lorena Bezo
315.00-15.50Marketimi dhe ShitjaLeksionProf.Asoc.Dr.Lorena Bezo
 Coffee Break   
416.10-17.00Marketimi dhe ShitjaUshtrime/Punë në grupProf.Asoc.Dr.Lorena Bezo
517.10-18.00Negocimi në Pasuritë e PaluajtshmeLeksionProf.Asoc.Dr.Lorena Bezo
618.10-19.00Negocimi në Pasuritë e PaluajtshmeLeksionProf.Asoc.Dr.Lorena Bezo
 Coffee Break   
719.20-20.10Negocimi në Pasuritë e PaluajtshmeLeksionProf.Asoc.Dr.Lorena Bezo
E martë
22.06.2026
113.00-13.50PraktikëNjohje me proceset e punësEnea Spahiu
Salla 102
214.00-14.50PraktikëNjohje me proceset e punësEnea Spahiu
315.00-15.50PraktikëNjohje me proceset e punësEnea Spahiu
 Coffee Break   
416.10-17.00PraktikëNjohje me proceset e punësEnea Spahiu
517.10-18.00PraktikëNjohje me proceset e punësEnea Spahiu
618.10-19.00PraktikëNjohje me proceset e punësEnea Spahiu
 Coffee Break   
719.20-20.10PraktikëNjohje me proceset e punësEnea Spahiu
Provimi përfundimtar Dt. 27.06.2026 Ora: 10.300Kampus KUB
        
Kordinatore  Drejtor i Trajnimit
Eni DANAJ  Prof As.Dr. Ardi BEZO

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.