Thirrje aplikimi për Bursa Erasmus + Universitetin LUMSA
(Libera Università degli Studi Maria Ss. Assunta di Roma), Itali
https://www.lumsa.it/
Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes LUMSA University, në Romë, Itali dhe Kolegjit Universitar të Biznesit për periudhën 2019-2022, hapet thirrja për aplikime të studentëve të nivelit bachelor në Fakultetin e Ekonomisë për semestrin e parë, viti akademik 2021-2022, si më poshtë vijon:
– 2 studentë të ciklit Bachelor për vitin akademik 2021-2022;
Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, niveli B2 dhe të zotërojnë gjuhën italiane;
- Performancë të mirë akademike;
- Dëshirë dhe vullnet për të përfituar nga ky program studimi.
Kush mund të aplikojë:
- Studentët që janë duke ndjekur vitin e parë dhe të dytë në Programin Bachelor në Ekonomi pranë Fakultetit të Ekonomisë KUB.
- Mundësitë e realizimit të bursës studimore është Semestri Vjeshtë 2021 – 2022 sipas një Programi të skeduluar nga LUMSA University në Itali.
- Procesit mësimor (leksionet) do të zhvillohet gjatë periudhës: Tetor – Dhjetor 2021
- Provimet e semestrit do të zhvillohen gjatë periudhës: Janar – Shkurt 2022
- Një Transkript i lëndëve të ndjekura do të lëshohet jo më vonë se 4-5 javë pasi të ketë mbaruar periudha e vlerësimit. https://www.lumsa.it/corsi_calendario_accademico
- Personi i kontaktit të studentëve do të jetë Koordinatorja e Programit Erasmus + për studentët pritës në Universitet do të jetë: Znj. Barbara Righetti, me adrese e-mail: [email protected]
Kriteret e përzgjedhjes: (sipas rëndësisë)
- Merita akademike, nota mesatare e studimeve te kryera deri më tani mbi 8.5
- Të zotërojë njohuri të mira të gjuhës italiane në nivelin B1 si dhe të gjuhës angleze minimalisht ekuivalent me nivelin B2 duke qenë se gjuha ditore e folur gjatë periudhës studimore do të zhvillohet në anglisht.
- LUMSA University mund të zhvillojë me ju një intervistë via-Skype për të vlerësuar njohuritë tuaja të gjuhës së huaj.
Dokumentet e nevojshme në këtë fazë të parë të shprehjes së interesit për aplikim janë:
- Formular aplikimi
- Letër motivimi
Bursa mujore e përfituesit të shkëmbimit: 850 euro/muaj, 360 euro për transportin.
Në vëmendjen tuaj:
- Për më shumë informacion rreth skemës së mobilitetit dhe mënyrës së aplikimit dhe guidës së studentit klikoni :https://www.lumsa.it/ateneo_intl_erasmus
- Për përzgjedhjen e studentëve zbatohet Rregullorja për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus + KA107 International Credit Mobility.
- Formulari i Aplikimit për shprehje interesi duhet të dorëzohet në adresën e e-mail: [email protected] – Koordinatore e Projekteve pranë KUB dhe: [email protected] – Specialite Zyrës së Projekteve për Programin Erasmus + ICM.
- Dokumentacioni të dorëzohet deri më datën 15/04/2021
- Kandidatët fitues do të njoftohen në adresën e tyre të email-it.
Kolegji Universitar i Biznesit ju uron Suksese!