
Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, Senati Akademik i KUB ka miratuar në datë 24.04.2020 RREGULLOREN “PER PROÇEDURËN E MËSIMDHËNIES ONLINE, NE KOLEGJIN UNIVERSITAR TE BIZNESIT(KUB), NE KUSHTE SITUATE TE JASHTEZAKONESHME DHE FATKEQESIE NATYRORE TE EPIDEMISE.
Kjo Rregullore synon të formalizojë dhe të standardizojë punën e filluar dhe që po realizohet normalisht me Sistemin ONLINE të Procesit Mesimor, nëpërmjet Portalit të KUB dhe me Platformën dixhitale Google Class Room dhe Google Meet/Zoom/Skype”.
Prej dy muajsh, për shkak të pandemisë globale, studentët e KUB po vazhdojnë mësimin online, ku në çdo leksion pjesëmarrja e studentëve është relativisht e lartë, mbi 80%.
KUB i uron suksese të gjithë studentëve dhe le të shpresojmë që situata t’i kthehet normalitetit së shpejti.