Në kuadër të programit Erasmus+, komponenti International Credit Mobility, i nënshkruar mes Universidad de Castilla-La Mancha (UCLM) (Spanjë) 🇪🇸dhe Kolegjit Universitar të Biznesit, hapet thirrja për aplikime të studentëve të nivelit bachelor dhe master për semestrin e dytë, viti akademik 2024-2025, si më poshtë vijon:
▶️ Studentë nga cikli Bachelor për vitin akademik 2024-2025;
▶️ Studentë nga cikli Master për vitin akademik 2024-2025;
🗓Kohëzgjatja totale (muaj të plotë): 5
▶️ Numri i granteve: 2 grante
▶️ Fushat e studimit:
Të gjitha fushat e studimit
▶️ Kriteret për aplikim:
Studentët duhet të kenë:
1️⃣ Njohuri të mira të gjuhës apanjolle ose angleze, niveli B1;
2️⃣ Performancë të mirë akademike;
3️⃣ Vërtetimin e njohjes së gjuhës angleze ose të gjuhës së vendit pritës (p.sh. një certifikatë e përfundimit të provimeve në programin e studimit, certifikatë mature kurs i përfunduar i gjuhës, dokument tjetër publikisht i vlefshëm për aftësinë në një gjuhë të caktuar.
4️⃣ Një letër motivimi me argumentim për studime jashtë vendit, si do të kontribuojë lëvizshmëria në përparimin e tij/saj akademik.
5️⃣ CV në gjuhën angleze
6️⃣ Fotografi dokumenti
▶️ Kush mund të aplikojë:
Studentët që janë duke ndjekur Programet Bachelor, viti i dytë/viti i tretë dhe studentët e ciklit Master. Mundësitë e realizimit të bursës studimore janë për simestrin e dytë 2024 – 2025 sipas një Programi të skeduluar nga Universidad de Castilla-La Mancha (UCLM) në Spanjë https://www.uclm.es/?sc_lang=en
▶️ Kriteret e përzgjedhjes: (sipas rëndësisë)
- Vlerësimi i letrës motivuese (në bazë të letrës motivuese, kandidati mund të marrë deri në 2 pikë),
- Data e dorëzimit të aplikimit (kandidati mund të marrë deri në 1 pikë),
- Nota mesatare e studimit (kandidati mund të marrë deri në 1 pikë),
- Vërtetimin e njohjes së gjuhëve të huaja.
- Studenti do të ftohet edhe për intervistë. Në rastin e intervistës, kandidati mund të marrë deri në 2 pikë.
📑 Dokumentet e nevojshme në këtë fazë të parë të shprehjes së interesit për aplikim janë:
- Formular aplikimi
- Letër motivimi
📍 Për përzgjedhjen e studentëve zbatohet Rregullorja për Implementimin e Marrëveshjeve Ndër-institucionale në Kuadër të Programit Erasmus + KA107 International Credit Mobility.
📧 Formulari i Aplikimit për shprehje interesi duhet të dorëzohet në adresën e e-mailit: [email protected]
🗓 Dokumentacioni të dorëzohet deri më datën 30/11/2024.
✅ Kandidatët fitues do të njoftohen në adresën e tyre të email-it.





