Në kuadër të programit të mobiliteteve Erasmus+, hapet thirrja për stafin akademik me kohë të plotë për aplikime për 5 grante mobiliteti në Zagreb School of Business, Kroaci🇭🇷
Kohëzgjatja e bursave:
5 ditë mobilitet + 2 ditë udhëtim
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
Shkëmbimin e stafit akademik (me angazhim full-time) për mësimdhënie ose trajnime.
Aplikimi
Zagreb School of Business do të marrë në konsideratë dokumentet e mëposhtme në aplikim:
- Formulari i Aplikimit Erasmus+ Mobility
- Një letër motivimi
- CV ne gjuhën angleze.
Kriteret e përzgjedhjes
Kriteret e përzgjedhjes janë si më poshtë (në rast se ka më shumë interes se vendet e disponueshme):
- Kontributin e mobilitetit ose përfitimeve për në Zagreb School of Business dhe Kolegjin Universitar të Biznesit,
- Përshtatshmëria e kandidatit për mobilitet (vlerësuar në bazë të letrës së motivimit dhe intervistës – nëse është e nevojshme),
- Veprimtarinë pedagogjike ose arritjet e kandidatit në Kolegjin Universitar të Biznesit,
- Data e paraqitjes së aplikimit.
- Procesi i përzgjedhjes do të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe transparente nga komisioni Ad-Hoc i ngritur për përzgjedhjen e stafit.
Dokumentacioni i kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht në Qendrën e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Inovacionit ose mund të dërgohet në adresën e-mailit:
[email protected]
Afati për të aplikuar: 20 korrik 2025
Kolegji Universitar i Biznesit ju inkurajon të bëheni pjesë e veprimtarive të tilla dhe ju uron suksese në aplikimin tuaj!





