Kolegji Universitar i Biznesit ka kënaqësinë që, në kuadër të programit të mobiliteteve (Erasmus+) në bashkëpunim me Kolegjin Utena, Lituani të ftojë stafin akademik (me angazhim full-time) për aplikime për grante për vitin akademik 2024-2025 (simestri i dytë).
Kohëzgjatja e bursave:
5 ditë mobilitet + 2 ditë udhëtim (të gjitha shpenzimet të mbuluara nëpërmjet grantit individual Erasmus+ KA171).
Objektivat e mobilitetit për mësimdhënie ose trajnim janë:
- promovimin e shpërndarjes dhe shkëmbimit të njohurive, përmbajtjes dhe përvojës përtej kufijve kombëtarë dhe vendosjen e sinergjive me qëllim të bashkëpunimit të mëtejshëm kërkimor dhe zhvillimor ndërmjet institucioneve,
- përmirësimin e kompetencave në lidhje me profilin profesional dhe pedagogjik të personelit dhe përmirësimin e cilësisë së punës së tyre,
- nxitja e lëvizshmërisë së studentëve dhe stafit (promovimi i ndërkombëtarizimit jashtë vendit);
- përmirësimi i njohurive të gjuhëve të huaja dhe kuptimi më i mirë i diversitetit social, gjuhësor dhe kulturor,
- një kuptim më i gjerë i praktikave, politikave dhe sistemeve arsimore në të gjithë vendet,
- njohja dhe futja e inovacioneve sipas ndryshimeve në bashkëpunimin ndërkombëtar në organizatat arsimore,
- motivim dhe kënaqësi të shtuar në punën e përditshme,
- në rast të lëvizshmërisë për mësimdhënie, promovohet përhapja dhe shkëmbimi i metodave pedagogjike, formave dhe qasjeve të mësimdhënies përtej kufijve kombëtarë.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
- Shkëmbimin e stafit akademik (me angazhim full-time) për mësimdhënie (teaching) ose trajnim.
Aplikimi
Kolegji Utena do të marrë në konsideratë dokumentet e mëposhtme në aplikim:
- Formulari i Aplikimit Erasmus+ Mobility i plotësuar siç duhet (bashkëngjitur),
- Një letër motivimi,
- CV ne gjuhën angleze.
Kriteret e përzgjedhjes
Kriteret e përzgjedhjes janë si më poshtë (në rast se ka më shumë interes se vendet e disponueshme):
- Përshtatshmëria e profilit akademik të kandidatit.
- Niveli i njohjes së gjuhës angleze ose gjuhës së universitetit pritës.
- Letra e Motivimit.
- Jetëshkrimi (CV).
Procesi i përzgjedhjes do të zbatohet në mënyrë të drejtë dhe transparente nga komisioni i ngritur për përzgjedhjen e stafit përfitues.
Afati i kryerjes së këtij mobiliteti është fillimi i muajit qershor 2025.
Megjithëse në një kohë shumë të afërt, një mundësi për kryerjen e këtij mobiliteti është edhe java ndërkombëtare e stafit që zhvillohet në datat 7-11 prill 2025 në këtë universitet.
Dokumentacioni i kërkuar, duhet të dorëzohet personalisht në Qendrën e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Inovacionit ose mund të dërgohet në adresën e-mailit: [email protected]
Afati për të aplikuar: 6 prill 2025Kolegji Universitar i Biznesit ju inkurajon të bëheni pjesë e veprimtarive të tilla dhe ju uron suksese në aplikimin tuaj!





