EN/AL

WhatsApp Image 2022-01-22 at 22.16.12

Dr.Mimoza Zeneli

Dr.Mimoza Zeneli

Biografia

Mimoza Kudusi Zeneli ka lindur në Prill të vitit 1969 në qytetin e Kukësit. Në vitin 1991 është diplomuar si “Statisticiene” në Fakultetin Ekonomik, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2008 ka përfunduar studimet për Mastër Shkencor në fushën e financës pranë po këtij fakukteti dhe në vitin 2016 fiton Titullin Doktor i Shkencave Ekonomike në fushën Financë-Kontabilitet pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Gjatë karrieres së saj shquhet si një njohesë e mirë dhe me experiencë të rëndësishme në sektorin publik në fushën e drejtimit, menaxhimit dhe programimit të politikave, strategjive dhe financimeve të huaja. Për një periudhë të gjate ka punuar në institucionet e Qeverisjes Qëndrore si në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministrinë e Ekonomisë dhe Tregëtisë, asaj të Industrisë dhe Energjisë, Agjencinë Kombëtare të Privatizimit si dhe ka një experiencë të sukseshme në projektet e financuara nga Organizatat Ndërkombëtare CCF, Sida etj. Për një periudhë të gjatë ka qënë anetare e Kolegjumit të Redaksisë së Revistës “Demografia” si dhe është autore e disa punimeve të rëndësishëm në këtë reviste lidhur me zhvillimet demografike në Shqipëri. Është autore e shumë punimeve në revistat shkencore të botuara në Shqipëri, Itali, Turqi, Vjenë etj. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare ku ka trajtuar me së shumti çështjet që lidhen me sfidat e institucioneve shqiptare në procesin e vlerësimit të ndikimit socio-ekonomik të politikave dhe rregullimeve në Shqipëri, si një çështje me rëndësi institucionale për të siguruar një zhvillim të qendrueshëm ekonomik të vendit. Qe nga viti 2007 është pedagoge e Statistikës së Përgjithshme, Statistikes së Aplikuar, Organizim Drejtim Biznesi.

Edukimi

  • ,

Aftësitë

0%

NA NDIQNI

© Kolegji Universitar I Biznesit        |

Crafted By  © Suli

WeCreativez WhatsApp Support
Qëndra jonë e shërbimit do tju përgjigjet në cdo moment, mjafton të na shkruani

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.