Search
Close this search box.

Organigrama

Senati Akademik

Senati është organi më i lartë drejtues akademik i institucionit, përgjegjës për përmbushjen e misionit të tij. Senati përbëhet nga 7 anëtarë të cilët përfaqësojnë njësitë kryesore të KUB dhe një përfaqësues nga qeveria studentore. Senati kryesohet nga rektori dhe mblidhet periodikisht.Senati akademik garanton autonominë e institucionit, lirinë akademike, si dhe të drejtat e studentëve; propozon planin strategjik të zhvillimit të institucionit; miraton statutin e institucionit dhe ndryshimet e tij, pasi të jetë marrë miratimi paraprak i Bordit të Administrimit; miraton rregulloret e institucionit dhe aktet e tjera, sipas përcaktimeve të bëra në statut; miraton programet e reja të studimit, ndryshimet, riorganizimet si dhe mbylljen e tyre. Programet e reja të studimit duhet të jenë të mbështetura në projektbuxhetin vjetor të institucionit, miraton planin vjetor të veprimtarive akademike dhe kërkimore-shkencore etj.

Prof. Dr. Ylber BEZO

REKTOR KUB

Prof. Dr. Ylber Bezo Rektor i Kolegjit Universitar të Biznesit, diplomuar në vitin 1979 në Fakultetin e Ekonomisë Agrare, UBT,(Intituti i Lartë Bujqësor),në degën Kontabël, me Titullin, Ekonomist i Lartë Kontabël. Doktor i Shkencave Ekonomike pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2015 ka mbrojtur titullit akademik “Profesor i Asociuar”, pranë Universiteti Bujqësor të Tiranës. Pjesëmarrës në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare të organizuara në fushën e financës, kontabilitetit dhe auditimit. Me një eksperiencë të gjatë në fushën ekonomike dhe me pozicione të rëndësishme si: Drejtor i Drejtorisë së Kontabilitetit , Ministria e Financave përgjatë viteve 1998-2010, trajner dhe ekspert i certifikuar nga Bordi i Londrës në standartet kombetare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit, Drejtor i Drejtorisë se Zhvillimit Profesional dhe Analizës, Themelues, Auditues, Ekspert-Konsulent për Kontabilitetin dhe Raportimin Financiar. Ka botuat shumë artikuj shkencorë, ekonomik, profesional dhe libra të fushës së edukimit universitar për ngritjen e kapaciteteve tekniko-profesional.

Prof. Asoc. Dr. Simon GEGA

Zv/Rektor për procesin mësimor, kërkimin shkencor dhe Drejtor i KSLP

Prof. Asoc. Dr. Simon Gega dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Politike, në Kolegjin Universitar të Biznesit. Diplomuar në vitin 1974 Universitetin Ushtarak “Skënderbej”. Doktor i Shkencave në fushën e Sigurise Kombëtare pranë Akademisë së Mbrojtjes. Në vitin 2014 ka mbrojtur titullit akademik “Profesor i Asociuar”, pranë Akademisë së Mbrojtjes, Tiranë. Po ashtu ka perfunduar studimet prane UT ne Fakulteti i Shkencave të Natyrës, (Kurs kualifikimi në fushën e matematikes) 1979- 1981, dega matematikë. Ka kryer kurse të plota kualifikimi në fushën e lidershipit, të didaktikës e metodikës në Gjermani, kurse afatshkurtër kualifikimi në fushën e menaxhimit te krizave, marrëdheniet me median dhe publikun, në Spanjë, Itali, Zvicër, Hollandë etj. Ka qenë drejtues i lartë në Institucionet e Ministrisë së Mbrojtjes si ato ekzekutive dhe arsimore në periudhën 1998-2009. Ka eksperiencë të gjatë mesimdhënëse dhe menaxheriale të veprimtarisë së institucioneve të arsimit të lartë.

Prof. Dr. Leandro Haxhi

Dekan, Fakulteti i Ekonomise KUB

Prof.Dr. Leandro Haxhi është diplomuar në Universitetin e Tiranës në vitin 1959. Në vitin 1982 fiton gradën shkencore “Kandidat i Shkencave”, në vitin 1986 fiton gradën shkencore “ Docent”, konvertuar në gradën “Doktor i Shkencave “. Në vitin 1995 ka marrë titullin “Profesor”. Prof Leandro ka një karrierë të gjatë pune në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë , në Administratën e Lartë Shtetërore si dhe në fushën Akademike. Eksperienca e gjatë si pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe më vonë në Kolegjin Universitar të Biznesit, aktualisht Rektor në KUB, ka siguruar përgatitjen cilësore të studenteve me kapacitete profesionale më të vlerësuara në zhvillimin e vendit. Prof Leandro është pjesëmarrës në shumë konferenca të organizuara kombëtare dhe ndëkombëtare në fushën e Kontabilitetit. Është autor i mjaft shkrimeve dhe botimeve shkencore në këtë fushë.

Prof. Asoc. Dr. Edit BREGU

Dekan, Faulteti i Drejtesise dhe Shkencave Politike KUB

Prof. Asoc. Dr. Edit Bregu, Dekane e Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Politike në Kolegjin Universitar të Biznesit. Ka eksperiencë mësimdhënëse universitare në universitete të ndryshme private dhe publike brenda vendit si dhe jashtë vendit në Kosovë, Itali, Poloni, Portugali, Kroaci etj,. Editi është diplomuar në fushën e shkencave sociale, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe drejtësisë. Mban gradën shkencore “Doktor i Shkencave” në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, dhënë nga Fakulteti i Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës, që nga shkurti i vitit 2016. Mban Titullin Akademik, Profesore e Asociuar, fituar në Universitetin e Tiranës. Krahas karrierës universitare prej afro dhjetë vitesh ajo, mban pozicionin e trajnueses dhe oficeres së zhvillimit në një nga kompanitë më të mëdha të pasurive të paluajtshme në vend dhe në nivel global, duke drejtuar Departamentin e Trajnimeve dhe përgatitur ndërmjetës imobiliarë të kompanive të ndryshme në vend.

Shiko më shumë
Prof. Asoc. Dr. Edit Bregu, Dekane e Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Politike në Kolegjin Universitar të Biznesit. Ka eksperiencë mësimdhënëse universitare në universitete të ndryshme private dhe publike brenda vendit si dhe jashtë vendit në Kosovë, Itali, Poloni, Portugali, Kroaci etj,. Editi është diplomuar në fushën e shkencave sociale, marrëdhënieve ndërkombëtare dhe drejtësisë. Mban gradën shkencore "Doktor i Shkencave" në Marrëdhëniet Ndërkombëtare, dhënë nga Fakulteti i Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës, që nga shkurti i vitit 2016. Mban Titullin Akademik, Profesore e Asociuar, fituar në Universitetin e Tiranës. Krahas karrierës universitare prej afro dhjetë vitesh ajo, mban pozicionin e trajnueses dhe oficeres së zhvillimit në një nga kompanitë më të mëdha të pasurive të paluajtshme në vend dhe në nivel global, duke drejtuar Departamentin e Trajnimeve dhe përgatitur ndërmjetës imobiliarë të kompanive të ndryshme në vend. Ajo është eksperte për validimin e përshkrimit të kualifikimit “Ndërmjetës i Pasurive të Paluajtshme”. Njëkohësisht është autore e shumë artikujve shkencorë botuar në revista shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare të indeksuara me faktor impakti e SCOPUS. Prof. Asoc. Dr. Edit Bregu është pjesëmarrëse ndër vite në shumë konferenca shkencore kombëtare, konferenca shkencore ndërkombëtare e në shumë kongrese, seminare apo evente të karakterit shkencor realizuar brenda dhe jashtë vendit. Është anëtare e rrjetit europian shkencor EUROFUR (European Research Group) me seli në Alcide De Gasperi University of Euroregional Economy, Poloni. Ajo është pjesëmarrëse, hartuese dhe eksperte në disa projekte të Bashkimit Europian, GIZ, UNDP, SDC, USAID, Erasmus+, PUM Netherland Experts, etj,.

Prof. As. Dr. Shpëtim Cami

Sekretar i Përgjithshëm i KUB

Prof.assoc. Dr. Shpëtim Cami është diplomuar për fizikë në vitin 1984, pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës dhe Inxhinieri Elektronike, profili Informatikë , në vitin 2008, pranë Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit , Universiteti Politeknik I Tiranës, në sistemin e edukimit në distancë. Në vitin 2010, ka përfunduar masterin e nivelit të dytë në Politikë të Jashtme dhe Diplomaci, pranë Albanian University në Tiranë, dhe në vitin 2011, ka kryer një master për Shkenca Politike , në Universitetin Ndërkombëtar Strugë, Maqedoni e Veriut. Ka marrë gradën Doktor i Shkencave Politike në vitin 2014 dhe titullin Profesor i Asociuar në vitin 2018 pranë Universitetit Ndërkombëtar Strugë, Maqedoni e Veriut. Ka një eksperiencë të gjatë në fushën e administratës publike dhe të vetëqeverisjes lokale. Ka ushtruar detyra drejtuese në fushën akademike si Përgjegjes Departamenti, zv/dekan dhe dekan në disa universitete brënda dhe jashtë Shqipërisë. Ka disa botime shkencore si autor dhe bashkëautor. Ka marrë pjesë si referues dhe drejtues paneli në disa konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare , brënda dhe jashtë vendit. Është themelues i revistës shkencore “The Heritage” botim i Universitetit Ndërkombëtar Strugë, Maqedoni e Veriut, themelues dhe botues i Buletinit shkencor informativ “ Politika dhe Qeverisja” , botim i Departamentit të Qeverisjes, Shkencave Politike dhe Komunikimit në Universitetin Barleti , Tiranë. Është bashkëthemelues I Qendrës “ Hapësirë” , qëndër kërkimore –shkencore në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe anëtar/kryetar bordi i revistës shkencore “Marrëdhënie Ndërkombëtare” botim i Qendrës “Hapësirë, Tiranë. Është themelues , bashkëthemelues , anëtar dhe drejtues i disa organizatave të Shoqërisë Civile.

Zj. Nadire BEZO

Administrator KUB

Zj. Nadire Bezo ka statusin e administratores së Kolegjit Universitar të Biznesit. Ajo ka një karrierë të gjatë dhe të spikatur në menaxhimin e institucioneve publike dhe private. Ka mbaruar Fakultetin e Ekonomisë në vitin 1978 dhe rreth 35 vite në sistemin bankar; si në Bankën e Shtetit, në bankën e kursimeve, agjensia e sigurimit të depozitave. Gjatë karrierës së gjatë të eksperiencave të punës në sistemin bankar ka patur nivele të ndryshme drejtimi, ku dhe është vlerësuar në vazhdimësi për “performancë të shkëlqyer profesionale” dhe dekoruar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 1989. Ka qenë pjesëmarrëse në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare të organizuara për shërbimet bankare, financiare dhe të auditimit. Zj. Nadire mbart titullin profesional të “Kontabël i Miratuar”, “Ekspert Kontabël”, “Auditues i Brendshëm” dhe “Auditues Ligjor”.
Administrator KUB

Ky sajt interneti përdor Cookies!

Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.