Prof.Dr. Leandro Haxhi është diplomuar në Universitetin e Tiranës në vitin 1959. Në vitin 1982 fiton gradën shkencore “Kandidat i Shkencave”, në vitin 1986 fiton gradën shkencore “ Docent”, konvertuar në gradën “Doktor i Shkencave “. Në vitin 1995 ka marrë titullin “Profesor”. Prof Leandro ka një karrierë të gjatë pune në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë , në Administratën e Lartë Shtetërore si dhe në fushën Akademike. Eksperienca e gjatë si pedagog në Universitetin Bujqësor të Tiranës dhe më vonë në Kolegjin Universitar të Biznesit, aktualisht Rektor në KUB, ka siguruar përgatitjen cilësore të studenteve me kapacitete profesionale më të vlerësuara në zhvillimin e vendit. Prof Leandro është pjesëmarrës në shumë konferenca të organizuara kombëtare dhe ndëkombëtare në fushën e Kontabilitetit. Është autor i mjaft shkrimeve dhe botimeve shkencore në këtë fushë.
Prof. Asoc. Dr. Ylber Bezo President i Kolegjit Universitar të Biznesit dhe dekan i Fakultetit të Ekonomisë pranë këtij institucioni. Diplomuar në vitin 1979 në Fakultetin e Ekonomisë Agrare, UBT,(Intituti i Lartë Bujqësor),në degën Kontabël, me Titullin, Ekonomist i Lartë Kontabël. Doktor i Shkencave Ekonomike pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Në vitin 2015 ka mbrojtur titullit akademik “Profesor i Asociuar”, pranë Universiteti Bujqësor të Tiranës. Pjesëmarrës në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare të organizuara në fushën e financës, kontabilitetit dhe auditimit. Me një eksperiencë të gjatë në fushën ekonomike dhe me pozicione të rëndësishme si: Drejtor i Drejtorisë së Kontabilitetit , Ministria e Financave përgjatë viteve 1998-2010, trajner dhe ekspert i certifikuar nga Bordi i Londrës në standartet kombetare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit, Drejtor i Drejtorisë se Zhvillimit Profesional dhe Analizës, Themelues, Auditues, Ekspert-Konsulent për Kontabilitetin dhe Raportimin Financiar. Ka botuat shumë artikuj shkencorë, ekonomik, profesional dhe libra të fushës së edukimit universitar për ngritjen e kapaciteteve tekniko-profesional.
Prof. Asoc. Dr. Simon Gega dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Shkencave Politike, në Kolegjin Universitar të Biznesit. Diplomuar në vitin 1974 Universitetin Ushtarak “Skënderbej”. Doktor i Shkencave në fushën e Sigurise Kombëtare pranë Akademisë së Mbrojtjes. Në vitin 2014 ka mbrojtur titullit akademik “Profesor i Asociuar”, pranë Akademisë së Mbrojtjes, Tiranë. Po ashtu ka perfunduar studimet prane UT ne Fakulteti i Shkencave të Natyrës, (Kurs kualifikimi në fushën e matematikes) 1979- 1981, dega matematikë. Ka kryer kurse të plota kualifikimi në fushën e lidershipit, të didaktikës e metodikës në Gjermani, kurse afatshkurtër kualifikimi në fushën e menaxhimit te krizave, marrëdheniet me median dhe publikun, në Spanjë, Itali, Zvicër, Hollandë etj. Ka qenë drejtues i lartë në Institucionet e Ministrisë së Mbrojtjes si ato ekzekutive dhe arsimore në periudhën 1998-2009. Ka eksperiencë të gjatë mesimdhënëse dhe menaxheriale të veprimtarisë së institucioneve të arsimit të lartë.
Prof. Asoc. Dr. Asllan Hajdëri ka një karrierë të gjatë dhe të pasur në profesionin e inxhinjerit të prodhimit dhe projektimit në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë. Gjithashtu, në një periudhë të gjatë prej vitit 1979, ka spikatur në fushën akademike si pedagog, përgjegjës departamenti në universitete të ndryshme të vendit si: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti Aleksandër Moisiu, Durrës etj. Aktualisht është Drejtor i Fakultetit të Studimeve të Larta Profesionale në KUB. Prof. Asllan Hajderi ka qenë pjesëmarrës në shumë konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe ka botuar shumë artikuj dhe libra shkencorë me një performancë të lartë akademike.
Duke klikuar “Prano të gjitha”, ju pranoni ruajtjen e skedarëve të personalizimit në pajisjen tuaj për të përmirësuar navigimin në faqe, për të analizuar përdorimin e sajtit dhe për të ndihmuar në përpjekjet tona të marketingut.